Është fletore e modeluar e përshtatur për në dosjen e fëmijës me qëllim që të aftësohen vogëlushët e klasës së parë në të shruarit bukur të shkronjave, fjalëve dhe fjalive të Gjuhës Shqipe. Autor është Zylyftar Plaku. Paraqitja grafike e vijëzimit të fletores A4 është bërë sipas modelit grafik të Abetares Mbarëkombëtare të Shqipes ndërsa paraqitja grafike e shkronjave është bërë me kujdesin metodik për të mos qenë shumë e ngarkuar por edhe për të arritur një shkrim sa më të bukur kaligrafikisht. Kujdes është i kushtuar ushtrimeve, shkrimit të fjalëve e fjalive, detyrave të kontrollit si edhe parimit didaktik për të shkuar nga e njohura tek e panjohura dhe nga e thjeshta tek më e ndërlikuara.

Fletorja është një ndihmesë e mirë për mësuesit e klasave të para dhe për prindërit me qëllim që fëmijët të mësojnë një shkrim sa më të bukur kaligrafikisht.

Fletorja ka 32 faqe dhe çmim kopertine 150 lekë

Facebook
Twitter
LinkedIn