Aventurat e Herrit (8) Macja Gugë

Nxënësit e klasës së tretë dinë se do të bëhet një festë sekrete për një mësues, në bibliotekën e shkollës. Gjyshja e Herrit ka përgatitur tortën për festën. Po për kë është festa?! Herri dhe Dagu duan ta zbulojnë, por kur kuptojnë se macja e Herrit, është fshehur në makinën e gjyshes, u duhet ta kapin, atë. Ata ndjekin macen, kudo, nëpër shkollë – madje edhe ne vendet ku nxënësit (dhe macet) nuk lejohet të hyjnë. A do ta kapin, macen para se të zbulohen?! Apo macja e Herrit do ta fusë atë në telashe më shumë se asnjëherë tjetër?

Lexoni për të mësuar edhe këtë aventurë të Herrit…

Libri me 100 faqe ka çmim balline 300 lekë

Aventurat e Herrit (7) Surpriza e Krishtlindjeve

Krishtlindjet janë edhe më të bukura kur ke Herrin pranë midis shokësh. Kur zonja Makël pëson një aksident dhe detyrohet të shtrohet në spital, drejtori i shkollës, bëhet mësuesi zëvendësues për klasën ku është Herri! Por Krishtlindjet nuk janë të njëjta si me zonjën Makël, mësuesen që është sëmurë. Herri mendon një surprizë për mësuesen që ndodhet në spital. Por duke e njohur Herrin si aventurier, ju mund të mendoni se do të jetë diçka që askush nuk e ka bërë surpriza të tilla më përpara!

Libri me 100 faqe ka çmim balline 300 lekë

Aventurat e Herrit (6) Sekreti

Shshtttt!…A doni të dini një sekret kur Song Li sjell, në klasë, bretkosën e saj  dhe e ushqen me mëlçi?! Herri dashurohet pas saj. Shoku i tij i ngushtë, Dagu, nuk mund ta besojë. Letra dashurie një vajze?! Shikime të nxehta në anën tjetër të klasës?! Herri nuk gjuan më as me topa bore drejt vajzave. Ai ka bërë avetura të shumta, gjëra të tmerrshme, por kjo është më e tmerrshmja e të gjithave!…

Lexoni librin që të mësoni më shumë për aventurat e tijë….

Libri me 100 faqe ka çmim balline 300 lekë

Aventurat e Herrit (5) Në klasën e tretë

Klasa e tretë është më e mira nxënësit e asaj klase sjellin plot të papritura. Vetëm një gjë nuk ka ndryshuar… Herri dhe Sidni vazhdojnë të jenë kundërshtar të betuar. Marrëdhënia e tyre bëhet edhe më e vështirë kur Sidni aksidentalisht vret merimangën e Herrit. Por,… ndërsa janë në një ekskursion, me klasën, në një burg të vjetër dhe të frikshëm i cili ndodhet në një minierë po aq e frikshme, Herri gjen një mënyrë tmerrësisht qesharake që të hakmerret ndaj Sidnit. Po si?! Lexoni librin që të mësoni aventurat e radhës që bënë Herri…

Libri me 100 faqe ka çmim balline 300 lekë

Aventurat e Herrit (4) Në festën për Hallouin

Çfarë do të jetë Herri për Hallouin?! Herri i dhe të gjithë shokët e tij të klasës e pëlqejnë festën e Hallouinit.  Që të gjithë vishen me kostume në shkollë – madje edhe, mësuesja, zonja Makël!  Në kopsht Herri ishte veshur si Konti Drakula, në klasën e parë ishte Monstra e Loç Nes, dhe në klasën e dytë ishte një gjarpër.  Që të gjithë, në klasën tretë mezi presin të shohin se çfarë do të jetë Herri këtë vit – dhe ata do të habiten vërtet!

Libri me 100 faqe ka çmim balline 300 lekë

Aventurat e Herrit (3) Letrat pa adresë

Fëmijët në klasën e tretë nuk mund ta besojnë se sa me fat që janë. Zyra postare ka dhuruar një kuti të vërtetë poste. Herri me shokët e tij mezi presin të mësojnë se si shpërndahet posta. Mësuesja Makël i cakton secilit nga një punë.  Meri ka në ngarkim çelësin, ndërsa të tjerët si seleksionues, radhitës e shpërndarës. Zuzu do të merret me letrat e adresuara keq, ose letrat e vdekura. Po disa fëmijëve u zhduken treguesit e librit, në mënyrë të mistershme. Herri zbulon se një hajdut po përdor kutinë postare për diçka tjetër përveç dërgimit të zarfeve.  A do ta zbulojë dot se çfarë po ndodh, apo do të dalë në përfundime të gabuara?  Lexoni librin…

Libri me 100 faqe ka çmim balline 300 lekë

Aventurat e Herrit (2) Herri zbërthen kodin si detektiv

Herri beson se është detektivi i dytë më i mirë në botë (i dyti pas Sherlok Holms, sigurisht), por pjesa tjetër e fëmijëve në klasën e dytë nuk janë aq të sigurt. Ai ka vendosur ta provojë veten duke zgjidhur misterin e fundit në Shkollën e Jugut:  Një garë në mensë sapo ka filluar dhe Herri do të dijë se si ta fitojë. Ai e di se, zonja Funderbërk, kuzhinierja, po përdor një kod matematik, vargun e numrave të Fibonaçit, që të vendosë për fituesin e çdo dite.  A do të mundet që të zbërthejë kodin, Herri, përpara se Meri ta spiunojë, apo ditët e Herrit si detektiv do të përfundojnë pa lavdi?  Lexo librin, që të mësosh më shumë…

Libri me 100 faqe ka çmim balline 300 lekë

Aventurat e Herrit; (1) Në klasën e dytë

Herri është shoku më  i keq dhe shoku më  i mirë, që  mund të  jetë një fëmijë.  Klasa e dytë nuk është  kurrë  e mërzitshme kur është Herri. Atij i pëlqen të  bëjë  prapsura ose aventura si u thonë disa sjelljeve jo të mira por pa të keq. Në këtë libër tregohet se si Herri do t’i tregojë  gjarprin Song Lisë, do të  rrëzojë  Sidnin në  tokë  dhe do ta detyrojë që të  thotë “I dua vajzat”. Uauuu! Por kurrë  nuk mund ta dish se çdo të  bëjë  Herri herën tjetër! Duke lexuar këtë libër do të mësoni disa nga aventura të tij…

Libri me 100 faqe ka çmim balline 300 lekë