Princesha me fuqi të rrallë (Princesha 4)

Në situata tepër intriguese dhe të vështira, princesha aliene vjen tek lexuesi si një qenie toksore, me ngjarje njerëzore, por me me zgjuarësi e veti të rralla, që frymëzojnë çdo fëmijë që ka dëshirë të dijë e të arrijë shumë gjëra në jetë.

Princesha jo vetëm arrin që të fitoi popullaritetin dhe dashurinë e qenieve që jetojnë në planetin e sajë por edhe tregon se e meriton atë duke e shpëtuar planetin nga të këqijat që i vijnë prej fuqive të tjera. Lexoni…

Libri ka çmim kopertine 400 lekë

Nje ufo ne shkembin fluturues (Princesha 3)

Vajza, lexon shumë për të mësuar sekretet, ndeshet e fiton mbi vështirësitë dhe intrigat, duke arritur që të meritoj emrin dhe autoritetin e një princeshe, por është edhe një qenie e zgjuar që shpëton planetin e sajë, nga keqdashësit dhe intriguesit brenda së njëjtës lloji.

Pastaj ajo vjen përsëri në tokë ku takon gruan që e rriti por edhe gjen dhe merr kushërirën e sajë që kishte ardhur bebe dhe ishte rritur, edhe ajo, si një vajzë toksore.

Princesha lufton me zanat e zeza dhe të këqia dhe fiton ndërsa lidhet me qenie të tjera nga të tjera galaktika të cilat i viziton dhe krijon lidhje me to.

Prova e vështirë (Princesha 2)

Nëse e fillon, për ta lexuar, këtë libër, nuk mund të shkëputesh pa e mbaruar.

Libri i shkrimtares së shquar amerikane, për fëmijë, Shanon Hale, vjenë për herë të parë në shqip. Është nga më të lexuarit për fëmijë dhe me shumë vlera edukative.

Ngjarjet zhvillohen me personazhe njerëz dhe jashtëtoksorë.

Dy bebe aliene përfundojnë në tokë, njëra prej të cilave rritet nga një grua që nuk kishte fëmijë.

Kur vajza kërkon të vazhdoj shkollën, merret nga alienët dhe, pa e kuptuar as vet, përfundon në vendlindjen e sajë.

Ajo, që ishte rritur në tokë, gjeti mamanë e sajë, e cila ishte mbretëreshë në planetin ku vajti. Vet vajza është një princeshë, por këtë nuk ja tregoi askush dhe e zbuloi vet, hap pas hapi. Kjo është një provë e vështirë për atë dhe nëse nuk e kalon nuk e meriton që të njihet dhe të mbaj titullin e një princeshe.

Romani ka çmim kopertine 400 lekë

Shkolla ne qytetin jashtëtokësor (Princesha 1)

“Ti duhet të mësosh, të punosh dhe të luftosh për të arritur diku. Asgjë që ti e fiton lehtë, që nuk të përket dhe nuk e meriton me punë e dinjitet nuk mund ta gëzosh”.

Ky është mesazhi që autorja, me anë të këtij libri,  përcjell tek fëmijët.

Ndërsa ngjarjet janë vendosur në një qytet jashtëtokësor dhe personazhet janë njerëz të vërtet, zana dhe alienë, tematika është tokësore, ajo që ndodh midis nesh: Aftësimi për tu përshtatur në një konkurrencë dhe luftë për të mbijetuar midis qenieve dhe grupimeve të ndryshme njerëzish, që herë herë janë të pashpirt, intrigues, karrierist, ndërsa të tjerët miqësor dhe përkrahës të së mirës dhe përparimit.

Në vorbullën e ngjarjeve intriguese dhe tërheqëse lexuesi do të besoj arsyen pse ky libër është nga më të lexuarit dhe më të suksesshmit për fëmijë.