NDESHKIMI I MBRETIT TE ZI

Kurrë nuk më shkonte mendja se unë, një adoleshente, do të isha personalitet aq i rëndësishëm në atë planet. Më prisnin me padurim. Masat për t’më mbrojtur i kishin marrë po ata, një princ alien. Kundërshtari i tim eti që kish qënë i pari i Mbretërisë së Bardhë, më kish transferuar në tokë sapo kisha lindur. Ai i kishte dhënë besën babit tim para se të lindja për arsye që t’më mbronte nga mamaja ime.
Prapaskena dhe intriga midis mbretërive të ndryshme dhe më në fund asgjesimi i mbretit më të keq të planetit X, i cili kishte vrarë babain tim. Shoku im i fëmijërisë, Egi, ishte Princi Alien të cilin e kisha njohur pranë këndit të lojrave në tokë.Tashmë Ai ishte aleati im si princeshë e Mbretërisë së Bardhë por edhe si Zot i Qiellit, në planetin ku isha lindur…

FANTAZMAT E PLANETIT X

Udhëtimi për në plantetin ku më prisnin nuk ishte i lehtë. Një jetë e panjohur për mua por edhe me shumë të papritura. Atje nuk jetonin njerëz por qenie që herë merrnin pamjen e njerëzve tokësorë herë qenie të padukshme, magjistar, dragonjë, fantazma, zota të qiellit, të tokës, të detrave, të dragonjve, të magjistarve etj.
Një rrugë që, për mua kalonte nëpër të panjohura por që shoqëruesi im një kryemagjistar më mbronte, më këshillonte, më drejtonte por edhe më provokonte për t’ma bërë rrugën sa më të lehtë që të arrija në destinacionin e duhur. Nëse prisja me padurim të takoja nënën time Mbretëreshë nuk e prisja që ftohtësia dhe armiqësia e saj të ishte më e keqja e mundshme…

RRUGA PER NE PLANETIN X

U nisa për udhëtim pa e ditur fare se çfarë më priste. Nuk e kisha idenë as për qytete e vendbanime të tjerë në tokë e jo më për jetën në një planet tjetër. Unë vetë isha një njeri tokësor në mentalitet por realisht një aliene, jashtëtokësore e rritur në tokë. E vetmja gjë që më shtynte në rrugëtimin e gjatë ishte dëshira për të takuar nënën time të cilën nuk e njihja. Ishte instikti që më shtynte apo magjia e jashtëtokësorve për mua? As vetë nuk isha e sigurt por çuditërisht e vendosur për të ecur në rrugën e gjatë pa e ditur të ardhmen që më priste…

NJE ALIEN KORIER NE TOKE

Ajo çfarë kam dashur nuk është aspak ajo që kam tani. Por jo çdo dëshirë plotësohet në këtë botë. Sidomos për një vajze adoleshente dhe jetime, si unë, që nisi një udhëtim, për në planetin tjetër, për të gjetur prindërit e saj. Nuk ka qenë aspak e lehte të udhëtosh në një rrugë për të cilën as që ke dëgjuar me parë. Ndonëse Tomi s’është gjë tjetër veçse një magjistar, ai ka qenë një ndihmë e madhe për mua, derisa…rruga ime ndryshoi. U nisa drejt makthit tim të madh. Ndonëse nuk kisha pare asnjëherë një Alien nuk më shkonte në mendje që edhe vetë isha një e tillë…

Vetëm pesëmbëdhjetë

Është roman i shkruar nga Autorja Sofika Bonjaku, vlonjatja që punon dhe jeton në Selanik. Romani është një libër i bukur si për moshat rinore ashtu edhe për të rritur. Përvojë nga jeta apo një fabul e gjetur më së miri autorja e sjell për lexuesin me një gjuhë të thjeshtë tregimtare fatin e një vajze të dhunuar në familjen e sajë nga qëndrimi patriarkal i prindërve të saj. Por bukuria e vajzës bënë që ajo të gjuhet dhe të përdhunohet nga dikush. Kjo është arsyeja dhe momenti që vajza largohet nga shtëpia. Po për ku?! Një rrugë pa adresë, një kërkim të fatit pa asnjë objektiv. Mjafton të ik e të ik, të largohet nga fati i saj i zi. Por jeta nuk e tradhton. Njerëz të mirë ka ashtu siç ka edhe të këqij.

Një jetë me peripeci në migracion, njohja e përdhunuesit dhe kthimi në shtëpinë ku vajza u lind dhe u rrit janë surpriza të këndshme por mjaft emocionuese për lexuesin.

Vajza bëhet nënë, më pas grua dhe gjyshe ndërsa autorja me figuracione letrare dhe tregim narrativ ku personazhi kryesor është në vetën e parë të mban të mbërthyer në faqet e tij. Situata xhelozie, patriarkalizmi, përdhunimi, dashurie të sinqertë, situata njerëzore, në marrëdhënie normale dhe të ngarkuara, në situata ngjarjesh ku të droguarit bëhen pjesë e jetës së personazhit kryesor, në momente intrigash dhe momente të përzishme, në roman vjen një jetë e trazuar e një emigranteje shqiptare rrugëve të botës nisur nga pamundësia e jetës në vendlindje por edhe keqformimit në familjet tona patriarkale.

Puthja e fundit

Një amanet në moshën e rinisë i cili realizohet në moshën e tretë, në pleqëri. Në rrethana të ndryshme dhe nga vende të ndryshme personazhet i lidh fati i tyre i përbashkët.

Në vitet e Luftës së Dytë Botërore një ushtarak italian (Pushtues) njihet dhe dashurohet me një vajzë shqiptare. Në momentet e ndarjes i premtojnë njëri-tjetrit dhe do të jetojnë gjithë jetën bashkë por nuk munden. Regjimet i ndanë fizikisht por jo përzemërsisht.

Në vitin 1990 emigrantë shqiptarë mbërrijnë në Itali ndërsa gjyshi me nipin e tij vijnë në Shqipëri për të sosur amanetin e plakut kur ishte i ri; të takoj vajzën që aq shumë e deshi e cila mund ta kishte pritur tërë jetën. Por kohët dhe mentalitetet kanë bërë të tyren. I moshuari nga Italia kthehet dhe gjenë djalin e tij me fëmijë ndërsa kur kërkon të takoj atë që donte dikur shkon tek varri i sajë dhe atje i pushon zemra.

Libri është sa prekës aq edhe tërheqës për ta lexuar jo vetëm nga fabula dhe mesazhi që përcjell por edhe nga niveli i arritjes artistike e letrare.

Libri ka çmim kopertine 300 lekë