Shkronjat e shtypit

Kjo fletore për parashkollorët dhe nxënësit e klasës së parë ka për qëllim aftësimin e fëmijëve në njohjen dhe të shkruarit e shkronjave të shtypit. Autor është Zylyftar Plaku. Fletorja në formatin A4 është përshtatur për tu grisur lehtë me qëllim që të vendoset në dosjen e fëmijës pas një detyre kontrolli. Në fletore jo vetëm që është bërë kujdes për ngarkesën e fëmijës por edhe është parashikuar diktim pas një pune të kontrolluar nga mësuesja apo prindi. Gjithashtu në fletore ka faqe të veçanta me fjalë apo fjali që mund të shërbejnë si kontroll i njohurive për fëmijën pas disa mësimeve apo shkronjave të mësuara. I gjithë materiali është ndërtuar mbi bazën e modelimit dhe vijëzimit të përcaktuar në Abetaren Mbarëkombëtare për mësimin e Gjuhës Shqipe.

Fletorja me 44 faqe ka çmim kopertine 150 lekë

Numrat

Është fletore pune matematike për fëmijët e kopshtit dhe nxënësit e klasës së parë. Autor është Zylyftar Plaku.

Fletorja në formatin A4 është përgatitur për të aftësuar fëmijët që të njohin numrat dhe të shkruajnë ata. Njëkohësisht në fletore ka njohuri për figurat gjeometrike dhe simetrinë. Është bërë kujdes që në njohjen e numrave dhe sidomos shkrimin e tyre ushtrimi të bëhet nga më e thjeshta tek më e ndërlikuara duke u ruajtur sidomos lodhjes dhe mërzisë së fëmijëve për gjatë ushtrimit. Në fletore i është kushtuar rëndësi edhe momentit të shkrimit të numrave nga përmasa të mëdha (dy kolonëshe) në përmasa të vogla (brenda një kolone) si edhe veprimet në bashkësi, koncepteve “E madhe”, “E vogël” etj.

Fletorja është e perforuar (e lehtë për tu grisur) për tu ndarë fleta me qëllim që të ruhet në dosjen personale të nxënësit pas një detyre kontrolli. ka cmim 100 lekë

Insektet

Është një minialbum me figura të insekteve (Kandrrat). Për secilin insekt ka përveç figurës edhe përshkrime për të, të dhëna shkencore. Autor është Zylyftar Plaku. Qëllimi është që fëmija të njoh insektin, të mësoj emrin saktë të tij dhe të shqiptoj të plot, pa të meta siç ndodh në disa raste. Për këtë arsye emri është i ndarë në rrokje. Është një material i duhur për prindërit ose për mësuesit që u kërkojnë fëmijëve të ilustrojnë mësime apo materiale të tjerë. E rëndësishme është se ka një çmim kopertine 200 lekë e përballueshme për një pensionist që ti bëjë dhuratë nipit apo mbesës.

Shpendët

Është një minialbum me figura të shpendëve. Për secilën shpend ka përveç figurës edhe përshkrime për të, të dhëna shkencore. Qëllimi është që fëmija të njoh shpendin, të mësoj emrin saktë të saj dhe të shqiptoj të plot, pa të meta siç ndodh në disa raste. Për këtë arsye emri është i ndarë në rrokje. Është një material i duhur për prindërit ose për mësuesit që u kërkojnë fëmijëve të ilustrojnë mësime apo materiale të tjerë. E rëndësishme është se ka një çmim kopertine 200 lekë e përballueshme për një pensionist që ti bëjë dhuratë nipit apo mbesës.

Kafshët e egra

Është një minialbum me figura të kafshëve të egra i botuar nga Autori Zylyftar Plaku. Për secilën kafshë ka përveç figurës edhe përshkrime për të, të dhëna të pakta shkencore. Qëllimi kryesor është që fëmija të njoh kafshën, të mësoj emrin saktë të saj dhe të shqiptoj të plot, pa të meta siç ndodh në disa raste. Është një material i duhur për prindërit ose për mësuesit që u kërkojnë fëmijëve të ilustrojnë mësime apo materiale të tjerë. E rëndësishme është se ka një çmim kopertine 200 lekë e përballueshme për një pensionist që ti bëjë dhuratë nipit apo mbesës.

Kafshët shtëpiake

Është një minialbum me figura të kafshëve të shtëpiake (kafshët e buta). Për secilën kafshë ka përveç figurës edhe përshkrime për të, të dhëna të pakta shkencore. Qëllimi kryesor është që fëmija të njoh kafshën, të mësoj emrin saktë të saj dhe të shqiptoj të plot, pa të meta siç ndodh në disa raste (p.sh. qengji dhe jo qingji). Është një material i duhur për prindërit ose për mësuesit që u kërkojnë fëmijëve të ilustrojnë mësime apo materiale të tjerë. E rëndësishme është se ka një çmim kopertine 200 lekë e përballueshme për një pensionist që ti bëjë dhuratë nipit apo mbesës.

Magjia e fjalёs poetike

Libri ёshtё me 268 faqe ku janë pёrfshirё komente, vlerësime, ese, pёr veprat letrare tё parashikuara nё kurikulёn shkollore. Ёshtё material nё ndihmë tё mësuesёve dhe nxёnёsve. Libri ёshtё shkruar nga Musa Vyshka i njohur si pedagog i letёrsisё dhe autorё i shumё librave, si dhe nga Arben Laçka, mësues i letёrsisё, me shumё pёrvojё. Nё libër janë pёrfshirё materiale si mё poshtë:

I-LETЁRSIA GOJORE SHQIPTARE

Gjergj Elez Alia (Popullore) dhe Martesa e Halilit (Popullore)

II-LETЁRSIA GREKE

HOMERI-Iliada (Koment) dhe Iliada (Ese)

ESKILI-Prometeu i mbërthyer

SOFOKLIU-Antigona

EURIPIDI-Medea

Tre poezi të Safos

III-LETЁRSIA ROMAKE

FRANÇESKO PETRARKA -Libri i kёngёve

HORACI –Monumenti

IV-LETЁRSIA E VJETЁR SHQIPE

GJON BUZUKU-Parathёnie e Mesharit, Meshari dhe Gjyqi i Salomonit

MARIN BARLETI-Historia e Skёnderbeut dhe Martesa e Skёnderbeut

PJETЁR BOGDANI-Krijimi i rruzullit dhe Jeta e dhjetë Sibilave

FRANG BARDHI-Apologjia e Skёnderbeut

V-LETЁRSIA E RILINDJES KOMBЁTARE SHQIPTARE

JERONIM de RADA -Kёnga e Serafina Topisё dhe Kёngёt e Milosaos

ZEF SEREMBE-Fytyra e asaj, Elegji (Ese) dhe Vrull

NAIM FRASHЁRI-Fyelli, Gjuha jonё dhe Bukuria

NDRE MJEDA -Andrra e jetёs dhe Vaji i bylbylit

ANDON ZAKO ÇAJUPI -Pas vdekjes dhe Katёrmbёdhjetё vjeç dhёndёrr

VI-LETЁRSIA E PAVARSISЁ

GJERGJ FISHTA -Gjuha shqype, Meshari i malcisё, Lahuta e malcisё, Metamorphosisdhe Jashtё vagabondat

FAIK KONICA – Shqipëria si m’u duk dhe Doktor Gjilpëra

FAN S. NOLI – Syrgjynvdekur; Rent, or Marathonomak! (Ese) dhe  Thomsoni dhe kuçedra

VII-LETЁRSIA E DITЁVE TONA

MIGJENI – Recitali i malësorit, Poema e mjerimit, Legjenda e misrit (Ese), Historia e njenës nga ato dhe Kanga skandaloze

LASGUSH PORADECI – Poradeci   (Ese), Vallja e yjeve, Vdekja e nositit dhe Kënga pleqërishte

ERNEST KOLIQI – Kumbulla përtej murit, Nusja e mrekullueshme dhe Tregtar flamujsh

MITRUSH KUTELI – Vjeshta e Xheladin Beut dhe Lumi i Madh

ALI ASLLANI-Hakёrrim

AZEM SHKRELI – Katër këshilla vetes (Ese)

MARTIN CAMAJ – Një ditë e ka dhe korbi dhe Dy poezi

PETRO MARKO – Nata e Ustikёs

DRITERO AGOLLI – Ora  e  gurit, Ëndrra  e  prerë, Pelegrini, Shkëlqimi dhe rënia e  shokut Zylo dhe Enigma e maleve

ISMAIL KADARE – Kristal, Kush e solli Doruntinën?(Ese), Malli në poezinë e Kadaresë dhe Krishtlindjet në Neё Jork

VIII – LETЁRSIA E HUAJ GJER NЁ DITЁT TONA

ALEKSANDЁR PUSHKIN – Eugjen Oniegin

ERNEST HEMINGUEJ- Macja nё shi dhe Plaku dhe deti (Ese)

ALBERT KAMY -Vrasja e arabit (Nga romani “I Huaji’)

FRANC KAFKA – Procesi

Pёr mё shumё dije (Antologji 4)

Botim në ndihmë të nxënësit, mësuesit dhe prindërve të fëmijëve në klasën e dytë të shkollës 9-vjeçare. Përmbledhje letrare me vjersha, përralla, tregime, fabula, gjëegjëza, fjalё tё urta dhe fjalë tё mençura, të përshtatura për fëmijët e klasës së katёrt. Libri ka material të përzgjedhur me qëllim që të ndihmoj edhe mësuesit për lexime jashtë klase apo biseda të ndryshme letrare.

Ashtu si edhe dy librat e tjerë edhe ky libër u vjen në ndihmë edhe prindërve sepse materialet janë të shoqëruar me aparat pedagogjik që aktivizon dhe kontrollon punën e pavarur të fëmijës. Me këtë rast prindi gjykon për njohuritë e fëmijës duke parë nivelin e plotësimit të kërkesave në temat përkatëse.

Libri kushton 300 lekë.

Pёr mё shumё dije (Antologji 3)

Botim në ndihmë të nxënësit, mësuesit dhe prindërve të fëmijëve në klasën e dytë të shkollës 9-vjeçare. Përmbledhje letrare me vjersha, përralla, tregime, fabula, gjëegjëza, të përshtatura për fëmijët e klasës së tretë.

Libri ka material të përzgjedhur me qëllim që të ndihmoj edhe mësuesit për lexime jashtë klase apo biseda të ndryshme letrare. Ashtu si edhe dy librat e tjerë edhe ky libër u vjen në ndihmë edhe prindërve sepse materialet janë të shoqëruar me aparat pedagogjik që aktivizon dhe kontrollon punën e pavarur të fëmijës. Me këtë rast prindi gjykon për njohuritë e fëmijës duke parë nivelin e plotësimit të kërkesave në temat përkatëse.

Libri kushton 300 lekë.

Pёr mё shumё dije (Antologji 2)

Botim në ndihmë të nxënësit, mësuesit dhe prindërve të fëmijëve në klasën e dytë të shkollës 9-vjeçare. Është një përmbledhje letrare me vjersha, përralla, tregime, fabula, gjëegjëza, të përshtatura me kutikulat e shkollës. Libri ka material të përzgjedhur me qëllim që të ndihmoj edhe mësuesit për lexime jashtë klase apo biseda të ndryshme letrare.

Libri u vjen në ndihmë edhe prindërve sepse materialet janë të shoqëruar me aparat pedagogjik që aktivizon dhe kontrollon punën e pavarur të fëmijës. Me këtë rast prindi gjykon për njohuritë e fëmijës duke parë nivelin e plotësimit të kërkesave në temat përkatëse.

Libri kushton 300 lekë.