Shkronjat e shtypit

Kjo fletore për parashkollorët dhe nxënësit e klasës së parë ka për qëllim aftësimin e fëmijëve në njohjen dhe të shkruarit e shkronjave të shtypit. Autor është Zylyftar Plaku. Fletorja në formatin A4 është përshtatur për tu grisur lehtë me qëllim që të vendoset në dosjen e fëmijës pas një detyre kontrolli. Në fletore jo vetëm që është bërë kujdes për ngarkesën e fëmijës por edhe është parashikuar diktim pas një pune të kontrolluar nga mësuesja apo prindi. Gjithashtu në fletore ka faqe të veçanta me fjalë apo fjali që mund të shërbejnë si kontroll i njohurive për fëmijën pas disa mësimeve apo shkronjave të mësuara. I gjithë materiali është ndërtuar mbi bazën e modelimit dhe vijëzimit të përcaktuar në Abetaren Mbarëkombëtare për mësimin e Gjuhës Shqipe.

Fletorja me 44 faqe ka çmim kopertine 150 lekë

Shkronjat e dorës

Është fletore e modeluar e përshtatur për në dosjen e fëmijës me qëllim që të aftësohen vogëlushët e klasës së parë në të shruarit bukur të shkronjave, fjalëve dhe fjalive të Gjuhës Shqipe. Autor është Zylyftar Plaku. Paraqitja grafike e vijëzimit të fletores A4 është bërë sipas modelit grafik të Abetares Mbarëkombëtare të Shqipes ndërsa paraqitja grafike e shkronjave është bërë me kujdesin metodik për të mos qenë shumë e ngarkuar por edhe për të arritur një shkrim sa më të bukur kaligrafikisht. Kujdes është i kushtuar ushtrimeve, shkrimit të fjalëve e fjalive, detyrave të kontrollit si edhe parimit didaktik për të shkuar nga e njohura tek e panjohura dhe nga e thjeshta tek më e ndërlikuara.

Fletorja është një ndihmesë e mirë për mësuesit e klasave të para dhe për prindërit me qëllim që fëmijët të mësojnë një shkrim sa më të bukur kaligrafikisht.

Fletorja ka 32 faqe dhe çmim kopertine 150 lekë

Numrat

Është fletore pune matematike për fëmijët e kopshtit dhe nxënësit e klasës së parë. Autor është Zylyftar Plaku.

Fletorja në formatin A4 është përgatitur për të aftësuar fëmijët që të njohin numrat dhe të shkruajnë ata. Njëkohësisht në fletore ka njohuri për figurat gjeometrike dhe simetrinë. Është bërë kujdes që në njohjen e numrave dhe sidomos shkrimin e tyre ushtrimi të bëhet nga më e thjeshta tek më e ndërlikuara duke u ruajtur sidomos lodhjes dhe mërzisë së fëmijëve për gjatë ushtrimit. Në fletore i është kushtuar rëndësi edhe momentit të shkrimit të numrave nga përmasa të mëdha (dy kolonëshe) në përmasa të vogla (brenda një kolone) si edhe veprimet në bashkësi, koncepteve “E madhe”, “E vogël” etj.

Fletorja është e perforuar (e lehtë për tu grisur) për tu ndarë fleta me qëllim që të ruhet në dosjen personale të nxënësit pas një detyre kontrolli. ka cmim 100 lekë

Insektet

Është një minialbum me figura të insekteve (Kandrrat). Për secilin insekt ka përveç figurës edhe përshkrime për të, të dhëna shkencore. Autor është Zylyftar Plaku. Qëllimi është që fëmija të njoh insektin, të mësoj emrin saktë të tij dhe të shqiptoj të plot, pa të meta siç ndodh në disa raste. Për këtë arsye emri është i ndarë në rrokje. Është një material i duhur për prindërit ose për mësuesit që u kërkojnë fëmijëve të ilustrojnë mësime apo materiale të tjerë. E rëndësishme është se ka një çmim kopertine 200 lekë e përballueshme për një pensionist që ti bëjë dhuratë nipit apo mbesës.

Shpendët

Është një minialbum me figura të shpendëve. Për secilën shpend ka përveç figurës edhe përshkrime për të, të dhëna shkencore. Qëllimi është që fëmija të njoh shpendin, të mësoj emrin saktë të saj dhe të shqiptoj të plot, pa të meta siç ndodh në disa raste. Për këtë arsye emri është i ndarë në rrokje. Është një material i duhur për prindërit ose për mësuesit që u kërkojnë fëmijëve të ilustrojnë mësime apo materiale të tjerë. E rëndësishme është se ka një çmim kopertine 200 lekë e përballueshme për një pensionist që ti bëjë dhuratë nipit apo mbesës.

Kafshët e egra

Është një minialbum me figura të kafshëve të egra i botuar nga Autori Zylyftar Plaku. Për secilën kafshë ka përveç figurës edhe përshkrime për të, të dhëna të pakta shkencore. Qëllimi kryesor është që fëmija të njoh kafshën, të mësoj emrin saktë të saj dhe të shqiptoj të plot, pa të meta siç ndodh në disa raste. Është një material i duhur për prindërit ose për mësuesit që u kërkojnë fëmijëve të ilustrojnë mësime apo materiale të tjerë. E rëndësishme është se ka një çmim kopertine 200 lekë e përballueshme për një pensionist që ti bëjë dhuratë nipit apo mbesës.

Kafshët shtëpiake

Është një minialbum me figura të kafshëve të shtëpiake (kafshët e buta). Për secilën kafshë ka përveç figurës edhe përshkrime për të, të dhëna të pakta shkencore. Qëllimi kryesor është që fëmija të njoh kafshën, të mësoj emrin saktë të saj dhe të shqiptoj të plot, pa të meta siç ndodh në disa raste (p.sh. qengji dhe jo qingji). Është një material i duhur për prindërit ose për mësuesit që u kërkojnë fëmijëve të ilustrojnë mësime apo materiale të tjerë. E rëndësishme është se ka një çmim kopertine 200 lekë e përballueshme për një pensionist që ti bëjë dhuratë nipit apo mbesës.