Shkronjat e dorës
Është fletore e modeluar e përshtatur për në dosjen e fëmijës me qëllim që të aftësohen vogëlushët e klasës së parë në të shruarit bukur të shkronjave, fjalëve dhe fjalive të Gjuhës Shqipe. Autor është Zylyftar Plaku. Paraqitja grafike e vijëzimit të fletores A4 është bërë sipas modelit grafik të Abetares Mbarëkombëtare të Shqipes ndërsa paraqitja grafike e shkronjave është bërë me kujdesin metodik për të mos qenë shumë e ngarkuar por edhe për të arritur një shkrim sa më të bukur kaligrafikisht. Kujdes është i kushtuar ushtrimeve, shkrimit të fjalëve e fjalive, detyrave të kontrollit si edhe parimit didaktik për të shkuar nga e njohura tek e panjohura dhe nga e thjeshta tek më e ndërlikuara.
Fletorja është një ndihmesë e mirë për mësuesit e klasave të para dhe për prindërit me qëllim që fëmijët të mësojnë një shkrim sa më të bukur kaligrafikisht.
Fletorja ka 32 faqe dhe çmim kopertine 150 lekë
Aventurat e Herrit (8) Macja Gugë
Nxënësit e klasës së tretë dinë se do të bëhet një festë sekrete për një mësues, në bibliotekën e shkollës. Gjyshja e Herrit ka përgatitur tortën për festën. Po për kë është festa?! Herri dhe Dagu duan ta zbulojnë, por kur kuptojnë se macja e Herrit, është fshehur në makinën e gjyshes, u duhet ta kapin, atë. Ata ndjekin macen, kudo, nëpër shkollë – madje edhe ne vendet ku nxënësit (dhe macet) nuk lejohet të hyjnë. A do ta kapin, macen para se të zbulohen?! Apo macja e Herrit do ta fusë atë në telashe më shumë se asnjëherë tjetër?
Lexoni për të mësuar edhe këtë aventurë të Herrit…
Libri me 100 faqe ka çmim balline 300 lekë
Aventurat e Herrit (7) Surpriza e Krishtlindjeve
Krishtlindjet janë edhe më të bukura kur ke Herrin pranë midis shokësh. Kur zonja Makël pëson një aksident dhe detyrohet të shtrohet në spital, drejtori i shkollës, bëhet mësuesi zëvendësues për klasën ku është Herri! Por Krishtlindjet nuk janë të njëjta si me zonjën Makël, mësuesen që është sëmurë. Herri mendon një surprizë për mësuesen që ndodhet në spital. Por duke e njohur Herrin si aventurier, ju mund të mendoni se do të jetë diçka që askush nuk e ka bërë surpriza të tilla më përpara!
Libri me 100 faqe ka çmim balline 300 lekë
Aventurat e Herrit (6) Sekreti
Shshtttt!…A doni të dini një sekret kur Song Li sjell, në klasë, bretkosën e saj dhe e ushqen me mëlçi?! Herri dashurohet pas saj. Shoku i tij i ngushtë, Dagu, nuk mund ta besojë. Letra dashurie një vajze?! Shikime të nxehta në anën tjetër të klasës?! Herri nuk gjuan më as me topa bore drejt vajzave. Ai ka bërë avetura të shumta, gjëra të tmerrshme, por kjo është më e tmerrshmja e të gjithave!…
Lexoni librin që të mësoni më shumë për aventurat e tijë….
Libri me 100 faqe ka çmim balline 300 lekë
Aventurat e Herrit (5) Në klasën e tretë
Klasa e tretë është më e mira nxënësit e asaj klase sjellin plot të papritura. Vetëm një gjë nuk ka ndryshuar… Herri dhe Sidni vazhdojnë të jenë kundërshtar të betuar. Marrëdhënia e tyre bëhet edhe më e vështirë kur Sidni aksidentalisht vret merimangën e Herrit. Por,… ndërsa janë në një ekskursion, me klasën, në një burg të vjetër dhe të frikshëm i cili ndodhet në një minierë po aq e frikshme, Herri gjen një mënyrë tmerrësisht qesharake që të hakmerret ndaj Sidnit. Po si?! Lexoni librin që të mësoni aventurat e radhës që bënë Herri…
Libri me 100 faqe ka çmim balline 300 lekë
Aventurat e Herrit (4) Në festën për Hallouin
Çfarë do të jetë Herri për Hallouin?! Herri i dhe të gjithë shokët e tij të klasës e pëlqejnë festën e Hallouinit. Që të gjithë vishen me kostume në shkollë – madje edhe, mësuesja, zonja Makël! Në kopsht Herri ishte veshur si Konti Drakula, në klasën e parë ishte Monstra e Loç Nes, dhe në klasën e dytë ishte një gjarpër. Që të gjithë, në klasën tretë mezi presin të shohin se çfarë do të jetë Herri këtë vit – dhe ata do të habiten vërtet!
Libri me 100 faqe ka çmim balline 300 lekë