NDESHKIMI I MBRETIT TE ZI

Kurrë nuk më shkonte mendja se unë, një adoleshente, do të isha personalitet aq i rëndësishëm në atë planet. Më prisnin me padurim. Masat për t’më mbrojtur i kishin marrë po ata, një princ alien. Kundërshtari i tim eti që kish qënë i pari i Mbretërisë së Bardhë, më kish transferuar në tokë sapo kisha lindur. Ai i kishte dhënë besën babit tim para se të lindja për arsye që t’më mbronte nga mamaja ime.
Prapaskena dhe intriga midis mbretërive të ndryshme dhe më në fund asgjesimi i mbretit më të keq të planetit X, i cili kishte vrarë babain tim. Shoku im i fëmijërisë, Egi, ishte Princi Alien të cilin e kisha njohur pranë këndit të lojrave në tokë.Tashmë Ai ishte aleati im si princeshë e Mbretërisë së Bardhë por edhe si Zot i Qiellit, në planetin ku isha lindur…

FANTAZMAT E PLANETIT X

Udhëtimi për në plantetin ku më prisnin nuk ishte i lehtë. Një jetë e panjohur për mua por edhe me shumë të papritura. Atje nuk jetonin njerëz por qenie që herë merrnin pamjen e njerëzve tokësorë herë qenie të padukshme, magjistar, dragonjë, fantazma, zota të qiellit, të tokës, të detrave, të dragonjve, të magjistarve etj.
Një rrugë që, për mua kalonte nëpër të panjohura por që shoqëruesi im një kryemagjistar më mbronte, më këshillonte, më drejtonte por edhe më provokonte për t’ma bërë rrugën sa më të lehtë që të arrija në destinacionin e duhur. Nëse prisja me padurim të takoja nënën time Mbretëreshë nuk e prisja që ftohtësia dhe armiqësia e saj të ishte më e keqja e mundshme…

RRUGA PER NE PLANETIN X

U nisa për udhëtim pa e ditur fare se çfarë më priste. Nuk e kisha idenë as për qytete e vendbanime të tjerë në tokë e jo më për jetën në një planet tjetër. Unë vetë isha një njeri tokësor në mentalitet por realisht një aliene, jashtëtokësore e rritur në tokë. E vetmja gjë që më shtynte në rrugëtimin e gjatë ishte dëshira për të takuar nënën time të cilën nuk e njihja. Ishte instikti që më shtynte apo magjia e jashtëtokësorve për mua? As vetë nuk isha e sigurt por çuditërisht e vendosur për të ecur në rrugën e gjatë pa e ditur të ardhmen që më priste…

NJE ALIEN KORIER NE TOKE

Ajo çfarë kam dashur nuk është aspak ajo që kam tani. Por jo çdo dëshirë plotësohet në këtë botë. Sidomos për një vajze adoleshente dhe jetime, si unë, që nisi një udhëtim, për në planetin tjetër, për të gjetur prindërit e saj. Nuk ka qenë aspak e lehte të udhëtosh në një rrugë për të cilën as që ke dëgjuar me parë. Ndonëse Tomi s’është gjë tjetër veçse një magjistar, ai ka qenë një ndihmë e madhe për mua, derisa…rruga ime ndryshoi. U nisa drejt makthit tim të madh. Ndonëse nuk kisha pare asnjëherë një Alien nuk më shkonte në mendje që edhe vetë isha një e tillë…