Autori, Fillota Koruni, inxhinier, veteran i aviacionit shqiptar, nëpërmjet dokumenteve të shumta arkivore, me kujtime të efektivave të aviacionit dhe me mbi 450 foto, bënë një panoramë të plot të historisë së aviacionit dhe aviatorëve në vendin tonë.

Libri përcjell tek lexuesi punën dhe përpjekjet titanike të efektivave të aviacionit shqiptar në vite por sidomos në kthesa të rëndësishme historike, atëherë kur politika ndërronte drejtim.

Që nga avionët e parë në Shqipëri e deri tek më modernit, që nga fotografia e parë, në vitin 1925, e bërë në Korçë, e deri tek fotot nga Muzeu i Aviacionit, në Londër (Sepse në ato kohë edhe fotot ishin sekret). 

Lindja e aviacionit dhe rritja e tij duke kaluar nëpër labirintet e viteve kur lulëzonte politika dhe ndërroheshin miqësitë me Italinë, Jugosllavinë, Bashkimin Sovjetik, Kinën etj. 

Kontradikta midis burrave të shtetit dhe intimitete të aviatorëve dhe efektivave shqiptar, francez, austriak, gjerman, rus dhe kinez. Autori “të detyron” që “të ngujohesh” për ta lexuar duke mos u kujtuar për tu shkëputur pa e përfunduar. Lexoni nga Shtëpia Botuese Jonalda, librin:

“Pranvera dhe Dimri i Aviacionit Shqiptar” me autor Fillota Koruni, ka shumë histori, traditë dhe kuriozitete.

Libri ka format 240 x170 mm dhe me 380 faqe dhe çmim 800 lekё.

Facebook
Twitter
LinkedIn