Ky libër është roman për fëmijë të moshave deri në klasën e gjashtë.
Në këtë libër fabula është kjo: Njërit prej personazheve, Dinkut, i vijnë disa letra të adresuara, por ai nuk e njeh dërguesin. As të njohur nuk ka në qytetin nga vijnë letrat. Të jetë ndonjë ngatërresë e rastit?!
Personazhi, që do të merrte letrat, i telefonon dhe kërkon që t’ja kthej ato. Po pse?! Fëmijët dyshojnë dhe fillojnë të hetojnë në lidhje me këtë.
Në njërin nga zarfet është një pullë poste, e rrallë dhe shumë e kushtueshme. Pulla është e vjedhur.
Më në fund vjedhësit arrestohen nga policia dhe pullën e çmuar e merr pronari.
Një ngjarje e thjeshtë, por me skena tërheqëse, për lexuesin, ku bëhet fjalë për zgjuarsi dhe shkathtësi.
Një libër tepër i lexuar dhe shumë tërheqës për fëmijë.
Në fund të librit ka një material pedagogjik, për t’i ardhur në ndihmë si lexuesit, por sidomos prindit apo mësuesit, i cili e përdor për bashkëbisedim me ta.
Libri ka 100 faqe dhe cmim kopertine 300 lekë