Është libër me poezi. Autorja Naxhire Telo vjen për herë të dytë para lexuesit pas librit me titull: “Në shtëpinë e zogjve”.

Autorja ka përmbledhur 67 poezi, me anë të të cilave sjell jo vetëm shpirtin poetik të sajë por edhe mall e dhimbje për migracionin dhe gjendjen ekonomike dhe shpirtërore të prindërve të atyre që kanë shkuar për të punuar e jetuar jashtë Shqipërisë.

Në shumë nga poezitë e sajë Naxhireja trajton edhe problemin e familjeve, grave të atyre që kanë shkuar në migrim.

Në 120 faqet e librit lexuesi do të gjej shpirtin poetik të autores e cila ka tematikë të gjerë nga jeta në fshat dhe qytet, por edhe për fëmijët e shkollës, ku autorja ka punuar.

Facebook
Twitter
LinkedIn