Romani i autorit Rezart Palluqi e mbështet subjektin mbi dramën e dy personazheve kryesor, tё cilёt kanё qenё nё emigrim dhe janë kthyer nё Shqiperi, pёr tё investuar kursimet e tyre.
Dy shokë plot ëndrra dhe dёshirё, njërin hap dyqan pёr shitje tё luleve dhe tjetri dyqan funerali. Antiteza vijon edhe me karakteret e tyre si dhe gratë me tё cilat janë martuar.
Emigracioni dhe biznesi i dy shqiptarëve, jeta dhe karakteri i dy familjeve por edhe fati nё emigracion i shumё e shumё tё tjerёve, ёshtё sjell me detaje dhe penelata mjeshtërore nga autori i romanit “Dallёndyshet pa fole”.
Romani ka 220 faqe dhe kushton 500 lekё.