Fëmijët në klasën e tretë nuk mund ta besojnë se sa me fat që janë. Zyra postare ka dhuruar një kuti të vërtetë poste. Herri me shokët e tij mezi presin të mësojnë se si shpërndahet posta. Mësuesja Makël i cakton secilit nga një punë.  Meri ka në ngarkim çelësin, ndërsa të tjerët si seleksionues, radhitës e shpërndarës. Zuzu do të merret me letrat e adresuara keq, ose letrat e vdekura. Po disa fëmijëve u zhduken treguesit e librit, në mënyrë të mistershme. Herri zbulon se një hajdut po përdor kutinë postare për diçka tjetër përveç dërgimit të zarfeve.  A do ta zbulojë dot se çfarë po ndodh, apo do të dalë në përfundime të gabuara?  Lexoni librin…

Libri me 100 faqe ka çmim balline 300 lekë

Facebook
Twitter
LinkedIn