Jeta, veprimtaria dhe dramat e dhimbshme të personazheve lëvizin gjatë gjithë faqeve të këtij romani të shkruar me kulturë, frymëzim, fantazi dhe realitet.

Intensiteti i ngjarjeve, sa lirike, aq dhe dramatike, galeria e pasur e personazheve të skalitur me mjeshtëri, peizazhet e papërsëritshme të mjediseve ku zhvillohen ngjarjet dhe gjuha e thjeshtë e lakonike, e bëjnë këtë roman tepër interesant.

Në qendër të romanit janë ngjarje të ditëve tona, të cilat shoqëria jonë i përjetoi dhe akoma po i përjeton. Ndërrimi i sistemit politik, solli ndryshime jetësore, tronditi psikologjinë e njerëzve dhe familjeve shqiptare. Me hapjen e shoqërisë u trondit edhe familja, bërthama tradicionale shoqërisë shqiptare.

Në disa raste këshillat e prindërve, “janë të pa përfillshme  për fëmijët”, përpara këndvështrimit të tyre për jetën, përpara pasurisë, dëshirës për një jetë më të mirë dhe të pasur. Kontradikta e brezave, e cila ka ekzistuar në jetën njerëzore, sot manifestohet hapur, gjë që shpeshherë e çon familjen në drama të thella.

Megjithëse autori, Murat Aliaj, ka disa vepra, romani “Klubi Khajam”  është një arritje e krijimtarisë së tij letrare.

Libri ka 400 faqe dhe çmim kopertine 700 lekë

Facebook
Twitter
LinkedIn