Misteri i mumies së vjedhur

Autori përshkruan shkathtësinë dhe zgjuarsinë e fëmijëve të cilët zbulojnë një vjedhje në muzeun e antikiteteve, pikërisht vjedhjen e një mumieje që ndodhej atje. Po si dhe pse?! Çfarë kishte brenda mumies dhe kush e vodhi atë?!
Autori përshkruan skena mjaft emocionuese për lexuesin. Tre hetuesit e vegjël jo vetëm që e arrijnë qëllimin por në bashkëpunim me policinë e arrestojnë vjedhësin.
Libri sjell në vëmendje vlerën dhe ruajtjen e monumenteve të kulturës si pjesë e trashëgimisë kulturore të vendit. Është një temë aktuale ndaj libri ka vlera letrare dhe edukative.

Misteri i Hotelit te magjepsur

Libri tregon për një biznes, në fushën e turizmit. Hotelin dhe truallin rreth tij, dëshiron që ta blejë lirë dhe me çdo kusht, një firmë ndërtimi, për të ndërtuar pallate. (Autori amerikan Ron Roy duket sikur tregon për Shqipërinë…por jo). Firma ndërtuese punon për të falimentuar hotelin. Sajojnë një kundëreklamë, sikur atje shfaqen fantazma dhe trembin klientët. Pronari po detyrohej që të pranonte falimentin por…
Tre Hetuesit e vegjël fillojnë punën dhe zbulojnë të vërtetën, mashtrimin që bëhej. Hoteli shpëton nga falimentimi.
Ngjarja përshkruhet me përshkrime tërheqëse. Skena me fantazma që autori i tregon bukur dhe guximin e tre personazheve kryesor që përballen janë intriguese, zbaviste dhe edukative për fëmijë.

Libri ka 100 faqe dhe kushton 300 lekë.