Aventurat e Herrit (3) Letrat pa adresë

Fëmijët në klasën e tretë nuk mund ta besojnë se sa me fat që janë. Zyra postare ka dhuruar një kuti të vërtetë poste. Herri me shokët e tij mezi presin të mësojnë se si shpërndahet posta. Mësuesja Makël i cakton secilit nga një punë.  Meri ka në ngarkim çelësin, ndërsa të tjerët si seleksionues, radhitës e shpërndarës. Zuzu do të merret me letrat e adresuara keq, ose letrat e vdekura. Po disa fëmijëve u zhduken treguesit e librit, në mënyrë të mistershme. Herri zbulon se një hajdut po përdor kutinë postare për diçka tjetër përveç dërgimit të zarfeve.  A do ta zbulojë dot se çfarë po ndodh, apo do të dalë në përfundime të gabuara?  Lexoni librin…

Libri me 100 faqe ka çmim balline 300 lekë

Aventurat e Herrit (2) Herri zbërthen kodin si detektiv

Herri beson se është detektivi i dytë më i mirë në botë (i dyti pas Sherlok Holms, sigurisht), por pjesa tjetër e fëmijëve në klasën e dytë nuk janë aq të sigurt. Ai ka vendosur ta provojë veten duke zgjidhur misterin e fundit në Shkollën e Jugut:  Një garë në mensë sapo ka filluar dhe Herri do të dijë se si ta fitojë. Ai e di se, zonja Funderbërk, kuzhinierja, po përdor një kod matematik, vargun e numrave të Fibonaçit, që të vendosë për fituesin e çdo dite.  A do të mundet që të zbërthejë kodin, Herri, përpara se Meri ta spiunojë, apo ditët e Herrit si detektiv do të përfundojnë pa lavdi?  Lexo librin, që të mësosh më shumë…

Libri me 100 faqe ka çmim balline 300 lekë

Aventurat e Herrit; (1) Në klasën e dytë

Herri është shoku më  i keq dhe shoku më  i mirë, që  mund të  jetë një fëmijë.  Klasa e dytë nuk është  kurrë  e mërzitshme kur është Herri. Atij i pëlqen të  bëjë  prapsura ose aventura si u thonë disa sjelljeve jo të mira por pa të keq. Në këtë libër tregohet se si Herri do t’i tregojë  gjarprin Song Lisë, do të  rrëzojë  Sidnin në  tokë  dhe do ta detyrojë që të  thotë “I dua vajzat”. Uauuu! Por kurrë  nuk mund ta dish se çdo të  bëjë  Herri herën tjetër! Duke lexuar këtë libër do të mësoni disa nga aventura të tij…

Libri me 100 faqe ka çmim balline 300 lekë

Princesha me fuqi të rrallë (Princesha 4)

Në situata tepër intriguese dhe të vështira, princesha aliene vjen tek lexuesi si një qenie toksore, me ngjarje njerëzore, por me me zgjuarësi e veti të rralla, që frymëzojnë çdo fëmijë që ka dëshirë të dijë e të arrijë shumë gjëra në jetë.

Princesha jo vetëm arrin që të fitoi popullaritetin dhe dashurinë e qenieve që jetojnë në planetin e sajë por edhe tregon se e meriton atë duke e shpëtuar planetin nga të këqijat që i vijnë prej fuqive të tjera. Lexoni…

Libri ka çmim kopertine 400 lekë

Nje ufo ne shkembin fluturues (Princesha 3)

Vajza, lexon shumë për të mësuar sekretet, ndeshet e fiton mbi vështirësitë dhe intrigat, duke arritur që të meritoj emrin dhe autoritetin e një princeshe, por është edhe një qenie e zgjuar që shpëton planetin e sajë, nga keqdashësit dhe intriguesit brenda së njëjtës lloji.

Pastaj ajo vjen përsëri në tokë ku takon gruan që e rriti por edhe gjen dhe merr kushërirën e sajë që kishte ardhur bebe dhe ishte rritur, edhe ajo, si një vajzë toksore.

Princesha lufton me zanat e zeza dhe të këqia dhe fiton ndërsa lidhet me qenie të tjera nga të tjera galaktika të cilat i viziton dhe krijon lidhje me to.

Prova e vështirë (Princesha 2)

Nëse e fillon, për ta lexuar, këtë libër, nuk mund të shkëputesh pa e mbaruar.

Libri i shkrimtares së shquar amerikane, për fëmijë, Shanon Hale, vjenë për herë të parë në shqip. Është nga më të lexuarit për fëmijë dhe me shumë vlera edukative.

Ngjarjet zhvillohen me personazhe njerëz dhe jashtëtoksorë.

Dy bebe aliene përfundojnë në tokë, njëra prej të cilave rritet nga një grua që nuk kishte fëmijë.

Kur vajza kërkon të vazhdoj shkollën, merret nga alienët dhe, pa e kuptuar as vet, përfundon në vendlindjen e sajë.

Ajo, që ishte rritur në tokë, gjeti mamanë e sajë, e cila ishte mbretëreshë në planetin ku vajti. Vet vajza është një princeshë, por këtë nuk ja tregoi askush dhe e zbuloi vet, hap pas hapi. Kjo është një provë e vështirë për atë dhe nëse nuk e kalon nuk e meriton që të njihet dhe të mbaj titullin e një princeshe.

Romani ka çmim kopertine 400 lekë

Shkolla ne qytetin jashtëtokësor (Princesha 1)

“Ti duhet të mësosh, të punosh dhe të luftosh për të arritur diku. Asgjë që ti e fiton lehtë, që nuk të përket dhe nuk e meriton me punë e dinjitet nuk mund ta gëzosh”.

Ky është mesazhi që autorja, me anë të këtij libri,  përcjell tek fëmijët.

Ndërsa ngjarjet janë vendosur në një qytet jashtëtokësor dhe personazhet janë njerëz të vërtet, zana dhe alienë, tematika është tokësore, ajo që ndodh midis nesh: Aftësimi për tu përshtatur në një konkurrencë dhe luftë për të mbijetuar midis qenieve dhe grupimeve të ndryshme njerëzish, që herë herë janë të pashpirt, intrigues, karrierist, ndërsa të tjerët miqësor dhe përkrahës të së mirës dhe përparimit.

Në vorbullën e ngjarjeve intriguese dhe tërheqëse lexuesi do të besoj arsyen pse ky libër është nga më të lexuarit dhe më të suksesshmit për fëmijë.

Përralla Elbasani

Astrit Bishqemi, një nga autorët më të lexuar për fëmijë në Shqipëri, vjen tek lexuesi me librin “Përralla Elbasani”. Autori ka përmbledhur, në libër, 31 përralla, të cilat në të shumtën e rasteve janë popullore, por të sjella për fëmijët e klasave I-III duke i veshur artistikisht dhe të përshtatura. Libri është me numër 1, sepse Autori ka në poçes botimin e librit të dytë me të njëjtin titull.

Libri kushton 250 lekë

Nё shtёpinё e zogjve

Ёshtё libёr me tregime pёr fёmijё me formatin 23×16 cm.

Autorja, e cila ёshtё mësuese, njeh mirё psikologjinë dhe jetёn e fёmijёve, sjell copëza nga realiteti por tё ngjizura me gjuhёn letrare.

Sidomos mungesa e kujdesit pёr fёmijёt romё dhe puna qё duhet tё bёhet me fёmijёt e talentuar janë tema tё spiktura nё kёtё libër.

Libri ka 11 tregime, 64 faqedhe kushton 200 lekë.

Festa e abetares

Është një botim me këshilla praktike se si mund të organizohet Festa e Abetares nga mësueset në shkolla. Në botim ka tekste për konferencierët, ka rekomandime për këngë që mund të futen në atë program si dhe vjersha e tekste për fëmijët që do të përfaqësojnë çdo shkronjë të Gjuhës Shqipe. Materiali i këtij libri përfshinë krahinat mbarëkombëtare shqipfolëse dhe figura tona kombëtare. Përveçse është një ndihmesë e mirë për mësuesit libri ka vjersha të cilat mund të mësohen nga fëmijët për vente të ndryshme.

Libri kushton 150 lekë