Fabulat e Ezopit Anglisht-Shqip

Libri është sjell tek lexuesi në dy gjithë por njëkohësisht në dy ballina për secilën gjuhë. Nga njëra anë ballina që është në gjuhën shqipe edhe fabulat janë në shqip dhe në anën tjetër ku ballina është anglisht fabulat janë po anglisht. Kjo mënyrë nuk e bënë fort të lehtë krahasimin e fabulës në dy gjuhët por të kontrollueshëm për korrigjim të të mësuarit.

Mënyra e paraqitjes dhe saktësia e korrektësia e të shkruarit të të dy gjuhëve e bënë librin të vlefshëm për të mësuar gjuhën angleze ose anasjelltas për lexuesin. Nga ana tjerët libri është i vlefshëm si material për tu rekomanduar nxënësve që mësojnë gjuhën angleze.

Libri ka 100 faqe dhe ka çmim kopertine 300 lekë

A më gjeni dot?! (Gjëegjëza 1)

Një libër me gjëegjëza të sjella nga autori Zylyftar Plaku, përshtatur për fëmijë, në formën e vjershave. Në të 100 objektet që sillen në libër, për tu gjetur nga fëmijët, si enigma, shumë prej tyre janë nga me të përdorurit në shtëpi, kopshte e shkolla.

Përshtatur me psikologjinë fëmijërore dhe në vargje për tu mësuar më lehtë në komunikim gjëzat janë një mënyrë për tu argëtuar dhe për t’ju drejtuar njëri-tjetrit, duke treguar inteligjencën e tyre në komunikim dhe formim.

Libri ka 100 faqe dhe kushton 200 lekë

Misteri për vampirin në qytet

Një zotëri me pamje të çuditshme. Ai ka flokë të zezë, mban syze dhe pelerinë të zezë, ka dhëmbë të dalë si të qenit. Vjen rrotull nëpër qytet dhe njerëzit e shikojnë me dyshim. Disa mendojnë se është një vampir. Dinku, Joshi dhe Roza vendosën që ta ndiqnin, ndërsa burri nuk dukej aspak i trembur… Po cila është e vërteta? Mund të jetë një vampirë?!…

Libri ka 100 faqe dhe çmim kopertine 300 lekë

Misteri i shtrigës në varreza

Hetuesit e vegjël shkojnë me pushime. Në qytezën, ku ata po bënin pushimet, kishte një atmosferë të çuditshme. Banorët ishin të friksuar, sepse natën një hije lëvizte nëpër varreza. Ishte një shtrigë apo çfarë ishte kjo hije misterioze?! Edhe kësaj here tre miqtë zbulojnë të vërtetën dhe largojnë frikën e banorëve. Po si?…

Libri ka 100 faqe dhe çmim kopertine 300 lekë

Hetuesit e Vegjël

Hetuesit e Vegjël është një kolanë me libra që ka për autor shkrimtarin amerikan për fëmijë Ron Roi. Seria përfshinë 18 libra në shpinë të të cilëve, për sejcilin është vendosur numri përkatës. Gjithësesi për lexuesin nuk ka rëndësi që të ndjek radhën sipas numrave për të lexuar sepse sejcili libër ka ngjarjen e tij por tre personazhet kryesor i kanë të njëjtë; Dinkun, Rozën dhe Joshin. Fëmijët janë të zgjuar dhe veprimtaria e tyre është shumë e dobishme dhe edukative. Kjo I bënë librat të vlefshëm edhe për tu diskutuar në grup, në klasë etj. Edhe për këtë arsye librat janë përgatitur me një pyetsor në fund të sejcilit roman.

Në kolanën “Hetuesit e Vegjël” përfshihen:

  1. Misteri i hotelit të magjesur
  2. Misteri i mumjes së vjedhur
  3. Misteri i fantazmës në kështjellë
  4. Misteri i thesarit të mbytur
  5. Misteri i smeraldit të xhaguarit
  6. Misteri i thesarit në ishull
  7. Misteri i shkrimtarit të rrëmbyer
  8. Misteri i pullës së vjedhur
  9. Misteri i gurit të çmuar
  10. Misteri i kalit të zi
  11. Misteri në rërën thithëse
  12. Misteri i dinozaurit në qytet
  13. Misteri i vjedhjes së skeletit
  14. Misteri i pikturës së vjedhur
  15. Misteri i bankës së vjedhur
  16. Misteri i ujkut të bardhë
  17. Misteri i shtrigës në varreza
  18. Misteri për vampirin në qytet

 

Cicëroj si kanarinë

Autori Zylyftar Plaku ka përmbledhur në libër 32 vjersha për fëmijë të moshës së vogël deri në klasën e parë. Libri është një ndihmë për fëmijët dhe edukatoret e kopshtit por edhe për prindër e të moshuar të cilët kërkojnë t’u mësojnë vjersha fëmijëve.

Libri është me ngjyra dhe i shoqëruar me ilustrime të përshtatura për moshën fëmijërore.

Libri ka 32 faqe dhe kushton 200 lekë

Mos ma grisni Abetaren

Libri vjen tek lexuesi, si ribotim i përpunuar dhe i pajisur pёr çdo tregim me material pedagogjik, pёr tё bashkëbiseduar me fёmijёt por edhe pёr tё thelluar e kontrolluar njohurit e tyre si nga prindërit apo mësuesit por edhe vet lexuesi nё punё tё pavarur.

Autori Musa Vyshka, njё nga shkrimtarët me tё lexuar pёr fёmijё nё Shqipëri, përfshin 10 tregime me tematika, nga mё tё ndryshmet, tёrheqёs dhe edukativ pёr fёmijё.

Libri ka 72 faqe, format 165 x 240 mm dhe kushton 300 lekё.

Misteri i ujkut tё bardhё

Ky libёr sjell nё vёmendjen e fёmijёve kujdesin pёr kafshёt e egra dhe ato shtёpiake. Nё qendёr tё romanit janё tre personazhet kryesor, Dinku, Joshi dhe Roza, tё cilёt sё bashku me Abin, njё vajzё me tё meta fizike dhe e birёsuar, konstatojnё vjedhjen e tё vegjёlve tё njё ujkonje.

Shkrimtari ndёrthur disa nёntema, pёrshtatur pёr moshёn e lexuesit, duke e bёrё romanin tёrheqёs dhe edukativ.

Tema dhe ideja e romanit mund tё jenё fare mirё njё nismё pёr diskutim kolektiv, nё klasё a nё grupe, pёr marrdhёniet nё familje, komunitet dhe pёr rёndёsinё e bashkpunimit me policinё, nё rastet kur e kёrkon nevoja.

Libri, nё fund tё tij, ka njё pyetsor, pёr tё ndihmuar prindrin apo mёsuesen nё bashkbisedim.

Libri ka 100 faqe dhe cmim kopertine 300 lekё

Misteri i Bankёs sё vjedhur

Ky roman i shkrimtarit tё shquar amerikan Ron Roy vjen pёr herё tё parё nё shqip nё serinё e kolanёs “Hetuesit e Vegjёl”.

Ngjarja plot avetura pёr fёmijё përshkruhet me mjeshtëri artistike nga autori, edukon inteligjencën dhe shkathtёsinё e moshatarëve tё personazheve tё vegjël, Dinkut, Rozёs dhe Joshit, qё tashme janë tё njohur pёr shumё lexues shqiptarë nga disa libra tё tjerё, tё lexuar mё parё.

Hetuesit e vegjël shkojnë nё njё pallat mbretëror, tё ftuar nga miku i tyre, djali i mbretit. Atje ndodh njё ngjarje e pazakontё; vidhet thesari i mbretit, nga njё grup hajdutësh qё kishin punuar shumё duke hapur njё tunel nёntoksor dhe nënujor.

Aventura e fёmijёve zhvillohet bazuar nё imagjinatën e moshës dhe e veshur me ngjarje, qё nё tёrёsi janë tё besueshme dhe tёrheqёse pёr fёmijё.

Libri ka 100 faqe me 10 kapituj, shoqëruar me material pedagogjik pёr bashkëbisedim prindër- fёmijё apo mësues-nxёnёs. Ka çmim kopertine 300 lekё.

Misteri i pikturës së vjedhur

Është roman për fëmijë dhe ngjarja zhvillohet në shtëpinë e gjyshit të Dinkut, njërit prej tre personazheve kryesor të romanit. Shoku i gjyshit, i cili banonte në Francë, kishte blerë një pikturë të çmuar dhe ja kishte lënë në ruajtje të moshuarit, për pak kohë.

Kur shkojnë fëmijët tek gjyshi, dikush e vjedh pikturën. Por enigma e vjedhjes nuk ishte  e lehtë që të zbulohej për faktin se gjyshi jetonte në një kat të lart të pallatit dhe nuk mund të ngjitej lehtë vjedhësi, pa mjete. Dhe nuk kishte asnjë gjurmë.

Si kishte ndodhur vjedhja dhe si u zbulua vjedhësi nga tre hetuesit e vegjël, të cilët janë personazhet kryesor të ngjarjes në këtë libër?!

Romani është i ndarë në 10 kapituj me skena të ndryshme, por tepër tërheqëse.

Libri botohet për herë të parë dhe vjen në shqip i shoqëruar me një aparat pedagogjik, për tu ardhur në ndihmë prindërve apo mësuesve që të bashkëbisedojnë me lexuesit e vegjël.

Libri me 100 faqe kushton 300 lekë