Klubi Khajam

Jeta, veprimtaria dhe dramat e dhimbshme të personazheve lëvizin gjatë gjithë faqeve të këtij romani të shkruar me kulturë, frymëzim, fantazi dhe realitet.

Intensiteti i ngjarjeve, sa lirike, aq dhe dramatike, galeria e pasur e personazheve të skalitur me mjeshtëri, peizazhet e papërsëritshme të mjediseve ku zhvillohen ngjarjet dhe gjuha e thjeshtë e lakonike, e bëjnë këtë roman tepër interesant.

Në qendër të romanit janë ngjarje të ditëve tona, të cilat shoqëria jonë i përjetoi dhe akoma po i përjeton. Ndërrimi i sistemit politik, solli ndryshime jetësore, tronditi psikologjinë e njerëzve dhe familjeve shqiptare. Me hapjen e shoqërisë u trondit edhe familja, bërthama tradicionale shoqërisë shqiptare.

Në disa raste këshillat e prindërve, “janë të pa përfillshme  për fëmijët”, përpara këndvështrimit të tyre për jetën, përpara pasurisë, dëshirës për një jetë më të mirë dhe të pasur. Kontradikta e brezave, e cila ka ekzistuar në jetën njerëzore, sot manifestohet hapur, gjë që shpeshherë e çon familjen në drama të thella.

Megjithëse autori, Murat Aliaj, ka disa vepra, romani “Klubi Khajam”  është një arritje e krijimtarisë së tij letrare.

Libri ka 400 faqe dhe çmim kopertine 700 lekë

Dallgë dashurie

…………………………………………
Në ujëra misteri ndjej se po mbytem
Dhe hije fantazma krijojnё vetёtimat,
Ferri ёshtё ngritur nё tokё si lubia,
Si gojё tё hapura mё shohin greminat!

Mes smogut unё endem, pak ajёr tё marr,
Pak ajёr pёr shpirtin qё s’gjen dot oaz,
Nga thikat e fjalëve mbi shpinё kam gjak,
Kur shoh albatrosёt, nё zemёr kam gaz!
…………………………………………………………..
Një libër me poezi, nga autorja Lediana Kapaj. Autorja, e cila banon në Francë, e botoi librin tek Shtëpia Botuese Jonalda dhe të ardhurat nga shitja e tij i dhuroi për fëmijët jetim.
Poezitë e përfshira në këtë libër janë sa të ndjera dhe njerëzore. Ato mbartin shpirtin e madh të Autores e cila di të vlerësoj fjalën. Ajo nuk e përdor fjalën pa vend, për rimë, por me vend të gjetur dhe të latuar, të kursyer e të rrallë pa inflacion. Figuracioni poetik, së bashku me frymëzimin dhe tematikën e plot, tregon se autorja e njeh dhe di të komunikoj me lexuesin.