E buta ëmbëlsi shpirtërore

Hapsira sa vjen e zgjerohet, dashuria lulëzon nga njё poezi nё tjetrёn, ai vjen vetё duke kërkuar e gjetur gjёra tё reja, tё tjera tё bukura, si ajo qё ka mё shumё rёndёsi Tahiri nuk di as tё qaj e tё rёnkojё pёr mundimet e përpjekjet titanike nё kërkim tё lumturisё, siç ndodh rëndom nё poezitë e tё ikurve nga atdheu, as tё mallkojё e shajё, por ruan gjer nё fund butёsinё e shpirtit tё tij.

Dhe mua, si mё i afërti i poezisё sё tij, mё ngazëllen fakti qё gurra e mendimit dhe e poezisё rrjedh, qё jehona e ujrave tё Shkumbinit dhe Byshekut tё dashur ndihet gjer nё Udinen e largët, duke u përcjell tё gjithёve, kёtu dhe atje melodinë e dashur miqësore dhe tё ёmbёl tё shpirtit tё atij poeti.

Kjo ka rёndёsi mbi gjithçka dhe e kthen librin nё njё mik tё dashur pёr kёdo.

(Vlersimi i mësipërm është nga shkrimtari Musa Vyshka).

 

Libri ka 110 poezi në 200 faqe me çmim 500 lekë.

Dhimbje dhe mall

Është libër me poezi. Autorja Naxhire Telo vjen për herë të dytë para lexuesit pas librit me titull: “Në shtëpinë e zogjve”.

Autorja ka përmbledhur 67 poezi, me anë të të cilave sjell jo vetëm shpirtin poetik të sajë por edhe mall e dhimbje për migracionin dhe gjendjen ekonomike dhe shpirtërore të prindërve të atyre që kanë shkuar për të punuar e jetuar jashtë Shqipërisë.

Në shumë nga poezitë e sajë Naxhireja trajton edhe problemin e familjeve, grave të atyre që kanë shkuar në migrim.

Në 120 faqet e librit lexuesi do të gjej shpirtin poetik të autores e cila ka tematikë të gjerë nga jeta në fshat dhe qytet, por edhe për fëmijët e shkollës, ku autorja ka punuar.

Dashuri e humbur

Është roman ngjarjet e të cilit janë marr nga jeta në një komunitet të një qyteti të vogël në qendër të Shqipërisë. Një i huaji (Italian) i ardhur në vitin 1990 bie në dashuri me një vajzë por ndeshet me mentalitete dhe vështirësi. Vajza, gjithashtu, është jo pak e ndikuar nga mentaliteti i kohës por lufton për emancipimin e sajë.

Në roman ndeshen dy kohët, e kaluara komuniste dhe e reja që pritet të vijë ndërsa është e vështirë. Është një luftë e brezave, një përballje qytetërimesh, një përleshje kulturash e besëtytnish fetare në vitet kur shqiptarët vinin në vitet 1990 si ateistë. Shumë syresh ishin gati të përkrahnin çfarëdo besimi fetar mjafton që të sillte përfitimet e rastit në kushtet kur varfëria ishte ulur këmbëkryq.

Libri ka 200 faqe dhe çmim kopertine 500 lekë.

Berati Enciklopedi

Është Fjalor Enciklopedik për Prefekturën e Beratit; (Berat, Skrapar dhe Kuçovë).

Përfshin ngjarje historike dhe tё dhëna statistikore që nga lashtësia e deri në vitin 2005, pёr figura të shquara, pёr çdo fshat, komunë e bashki; pёr bujqësinë, industrinë, medien, letërsinë, gjeografinë, turizmin, arsimin, kulturën, shëndetësinë, biznesin etj.

Nëse dikush kërkon informacion sa më të gjerë për Prefekturën e Beratit mund ta gjej në këtë botim. Botimi është udhëhequr nga Akademia e Shkencave dhe është vlerësuar. Është e rëndësishme për autorin që lexuesi të bëjë sugjerime pas leximit, sepse puna për ribotimin e veprës është në vijimësi.

Libri ka 900 faqe dhe mbi 3000 zëra dhe çmim kopertine 3000 lekë

Skrapari ynë

Libri i shkruar nga një ekonomist përmban dokumente të shumta për rrethin e Skraparit sidomos për zhvillimin ekonomik e kulturor. Gjithashtu Autori sjell nëpërmjet këtij botimi edhe lista e kujtime për kuadro e drejtues të jetës ekonomike, kulturore, tregtare, arsimore, partiake etj në rrethon e Skraparit deri në vitin 1990. Në këtë libër lexuesi do të gjej edhe të dhëna për traditën e Skraparit.

Libri ka 400 faqe dhe çmim kopertine 700 lekë

550 Receta të Mjekësisë së Popullore

Është libër i mjekësisë alternative bazuar në përvojën e mjekësisë popullore dhe atë shkencore. Autorët njëri është mjek dhe tjetri farmacist. Libri ka shumë vlera praktike në jetë për tu kuruar me bimë mjekësore. Aty ka 550 receta mjekësore dhe është i ndërtuar në mënyrë të tillë, praktikisht i përdorshëm nga të gjithë. I vlefshëm në familje.

Libri ka 180 faqe dhe kushton 400 lekë.

Pranvera dhe dimri i aviacionit shqiptar

Autori, Fillota Koruni, inxhinier, veteran i aviacionit shqiptar, nëpërmjet dokumenteve të shumta arkivore, me kujtime të efektivave të aviacionit dhe me mbi 450 foto, bënë një panoramë të plot të historisë së aviacionit dhe aviatorëve në vendin tonë.

Libri përcjell tek lexuesi punën dhe përpjekjet titanike të efektivave të aviacionit shqiptar në vite por sidomos në kthesa të rëndësishme historike, atëherë kur politika ndërronte drejtim.

Që nga avionët e parë në Shqipëri e deri tek më modernit, që nga fotografia e parë, në vitin 1925, e bërë në Korçë, e deri tek fotot nga Muzeu i Aviacionit, në Londër (Sepse në ato kohë edhe fotot ishin sekret). 

Lindja e aviacionit dhe rritja e tij duke kaluar nëpër labirintet e viteve kur lulëzonte politika dhe ndërroheshin miqësitë me Italinë, Jugosllavinë, Bashkimin Sovjetik, Kinën etj. 

Kontradikta midis burrave të shtetit dhe intimitete të aviatorëve dhe efektivave shqiptar, francez, austriak, gjerman, rus dhe kinez. Autori “të detyron” që “të ngujohesh” për ta lexuar duke mos u kujtuar për tu shkëputur pa e përfunduar. Lexoni nga Shtëpia Botuese Jonalda, librin:

“Pranvera dhe Dimri i Aviacionit Shqiptar” me autor Fillota Koruni, ka shumë histori, traditë dhe kuriozitete.

Libri ka format 240 x170 mm dhe me 380 faqe dhe çmim 800 lekё.

Dallëndyshet pa fole

Romani i autorit Rezart Palluqi e mbështet subjektin mbi dramën e dy personazheve kryesor, tё cilёt kanё qenё nё emigrim dhe janë kthyer nё Shqiperi, pёr tё investuar kursimet e tyre.

Dy shokë plot ëndrra dhe dёshirё, njërin hap dyqan pёr shitje tё luleve dhe tjetri dyqan funerali. Antiteza vijon edhe me karakteret e tyre si dhe gratë me tё cilat janë martuar.

Emigracioni dhe biznesi i dy shqiptarëve, jeta dhe karakteri i dy familjeve por edhe fati nё emigracion i shumё e shumё tё tjerёve, ёshtё sjell me detaje dhe penelata mjeshtërore nga autori i romanit “Dallёndyshet pa fole”.

Romani ka 220 faqe dhe kushton 500 lekё.

Love letters

Dear Reader,

I wrote these poems as an inner voice inside me started taking over, inspired by my new life in the New World, America.

Love is an inspiration that leads me to write with passion for people that I love, for a flower or a tree that I have planted by hand in my garden.

When we create something, we like to share it with the world.

Writing poetry comes naturally to me because I feel more connected with people and nature in that way. And I would love to connect with you…

Best regards, Artur.

Lejlaja me turban

Ёshtё libër me tregime i autorit elbasanas, Kujtim Agalliu. Autori vjen tek lexuesi pas disa romaneve dhe përkthimeve. Pёr kёtё libër, lёnda ёshtё marr kryesisht nga kujtimet e autorit, sidomos si emigrant nё Turqi.

Tema e personalitetit tё femrës gjen mё tepër vend nё libër.

Njё emigrante e bukur shqiptare, nё Stamboll, pranon qё tё vishet me turban, pёr tu fejuar me djalin e pronarit ku punonte. Por nuk vonon dhe largohet pёr tek i dashuri i sajё nё Shqipëri.

Intriga dhe realiteti i bёjnё tregimet e këtij libri mjaft tёrheqёs.

Libri me 130 faqe ka 25 tregime dhe kushton 500 lekё.