Misteri i shkrimtarit të rrëmbyer

Ky libër tregon simpatinë që kanë fëmijët për shkrimtarin e tyre të preferuar. Por ata vihen në një provë të vështirë që e sajon shkrimtarja.

Ata shkojnë për të marrë autografe por për habinë e tyre “shkrimtari” nuk erdhi. U sajua truku se gjoja ishte një mashkull, shkrimtar, dhe se atë e rrëmbyen.

Për çfarë arsye mund të rrëmbehet një shkrimtar?!

Këtë enigmë e zgjidhin tre hetuesit e vegjël, të cilët vihen në kërkim të së vërtetës. Por…ata bien në “kurthin” e ngritur nga shkrimtarja që donte të shkruante për ata por që më parë do t’i vinte ne provë.

Libri është i përshtatur në gjuhë dhe në skena të tilla, që rrjedhin natyrshëm duke e bërë tepër tërheqës dhe edukativ.

Lexuesi ndeshet me mistere dhe të papritura që gjejnë zgjidhje duke shuar dalëngadalë kërshërinë e moshës, por edhe vihet në provë për të menduar në zgjidhjen e situatave.

Në fund të librit ka një material pedagogjik për të bashkëbiseduar, prindi apo mësuesi, me fëmijën, pasi e ka lexuar librin.

Libri ka 100 faqe dhe cmim kopertine 300 lekë

Misteri i thesarit në ishull

Tre fëmijët zbulojnë një thesar në ishull. Cili të ishte personi që e kishte fshehur dhe pse?! Një enigmë sa tërheqëse aq edhe befasuese. Mos vall shumat marramendëse të dollarëve janë fallco?! Po kush e ruante atë thesar?! Midis kërshërisë, inteligjencës, frikës dhe trillit, autori sjell skena të shumta të veprimtarisë së fëmijëve për të zbuluar të vërtetën.  Fëmijtë dyshojnë edhe për më të afërmit e tyre por më në fund e zbulojnë të vërtetën. Ata kalojnë shumë vështirësi dhe kërcënime nga falsifikatorët por ja dalin fal mençurisë së tyre dhe bashkpunimit me policinë. Personazhet në liber janë sa të besueshëm aq edhe real në veprimet e tyre.

Libri është me 100 faqe dhe kushton 300 lekë

Misteri i smeraldit të xhaguarit

Hetuesit e vegjël zbulojnë të vërtetën për vjedhjen e një vlere të trashgimisë kulturore në muze. (Autori sikur e merr spunton nga vjedhjet e vlerave të trashëgimisë kulturore në vendin tonë).

Tre fëmijët shkojnë me pushime tek xhaxhai i Dinkut, i cili është kujdestar në një muze. Në muze sjellin një xhaguar i cili mbante një gurë smeraldi të kushtueshëm. Pas dorëzimit të objektit smeraldin e vërtet e kishin vjedhur dhe në vend të tijë ishte vendosur një fals. Po kush e vodhi origjinalin?! Fëmijët dyshojnë për xhaxhain e Dinkut. Po ashtu edhe autoritetet të cilat fillojnë hetimet për zbulimin e vjedhësit. Por janë tre fëmijët ata që ndihmojnë dhe zbulojnë të vërtetën.

Libri, nëpërmjet mistereve dhe skenave plot kuriozitet ushqen kërshërinë e fëmijëve për ta lexuar atë.

Libri ka 100 faqe dhe cmim kopertine 300 lekë

Misteri thesarit tё mbytur

 

Njё histori kur tё rriturit mashtrojnë por zbulohen nga Hetuesit e Vegjёl. Njё person ka krijuar njё shoqatë, pёr tё grumbulluar dollarë me pretekstin se ka gjetur njё thesar tё cilin duhet ta nxjerrin nga fundi i detit. Tre hetuesit e vegjël nisin punën dhe e zbulojnë mashtrimin.

Subjekti ёshtё sa intrigues dhe real, por praktika e mashtrimit përafrohet me piramidat mashtruese nё vendin tonё, Shqipëri. Ngjarja, e shkruar pёr fёmijё, ёshtё sa tёrheqse dhe edukative. Libri ёshtё nga mё tё lexuarit dhe i përkthyer nё shumё gjuhё tё botёs. Nё shqip vjen pёr herё tё parё.

Ka 100 faqe dhe kushton 300 lekё.

Misteri i fantazmës në kështjellë

 

Libri tregon për zbulimin e një kontrabandisti të shpendëve të rralla.

Por në qendër të ngjarjes, është bindja që kanë të rriturit për ekzistencën e një fantazme në kështjellën ku jeton shkrimtarja e librave për fëmijë.

Hetuesit e vegjël, nisin punën për vërtetimin e enigmës: A ekzistojnë vërtet fantazma?! Po të rriturit pse besojnë se ekzistojnë?! Klithmat e llahtarëshme e përforcojnë bindjen e tyre.

Autori e ndërthur ngjarjen në një kështjellë buzë detit. Atje, një kontrabandist, ka vendin ku fsheh shpendët e rrallë.

Hetuesit e vegjël e zbulojnë të vërtetën. Shpendët shpëtojnë nga kontrabandisti, të cilin e arreston policia, ndërsa banorët çlirohen nga ankthi për fantazmën. Skenat me dialog e mistere, si dhe përshkrimi mjeshtëror, që nxit fantazinë e fëmijëve, e bënë librin tepër tërheqës dhe edukativ. Fëmijët do të ndeshen me mistere dhe të papritura.

Libri ka 96 faqe dhe ka cmim kopertine 300 lekë

Misteri i mumies së vjedhur

Autori përshkruan shkathtësinë dhe zgjuarsinë e fëmijëve të cilët zbulojnë një vjedhje në muzeun e antikiteteve, pikërisht vjedhjen e një mumieje që ndodhej atje. Po si dhe pse?! Çfarë kishte brenda mumies dhe kush e vodhi atë?!
Autori përshkruan skena mjaft emocionuese për lexuesin. Tre hetuesit e vegjël jo vetëm që e arrijnë qëllimin por në bashkëpunim me policinë e arrestojnë vjedhësin.
Libri sjell në vëmendje vlerën dhe ruajtjen e monumenteve të kulturës si pjesë e trashëgimisë kulturore të vendit. Është një temë aktuale ndaj libri ka vlera letrare dhe edukative.

Misteri i Hotelit te magjepsur

Libri tregon për një biznes, në fushën e turizmit. Hotelin dhe truallin rreth tij, dëshiron që ta blejë lirë dhe me çdo kusht, një firmë ndërtimi, për të ndërtuar pallate. (Autori amerikan Ron Roy duket sikur tregon për Shqipërinë…por jo). Firma ndërtuese punon për të falimentuar hotelin. Sajojnë një kundëreklamë, sikur atje shfaqen fantazma dhe trembin klientët. Pronari po detyrohej që të pranonte falimentin por…
Tre Hetuesit e vegjël fillojnë punën dhe zbulojnë të vërtetën, mashtrimin që bëhej. Hoteli shpëton nga falimentimi.
Ngjarja përshkruhet me përshkrime tërheqëse. Skena me fantazma që autori i tregon bukur dhe guximin e tre personazheve kryesor që përballen janë intriguese, zbaviste dhe edukative për fëmijë.

Libri ka 100 faqe dhe kushton 300 lekë.