Kjo fletore për parashkollorët dhe nxënësit e klasës së parë ka për qëllim aftësimin e fëmijëve në njohjen dhe të shkruarit e shkronjave të shtypit. Autor është Zylyftar Plaku. Fletorja në formatin A4 është përshtatur për tu grisur lehtë me qëllim që të vendoset në dosjen e fëmijës pas një detyre kontrolli. Në fletore jo vetëm që është bërë kujdes për ngarkesën e fëmijës por edhe është parashikuar diktim pas një pune të kontrolluar nga mësuesja apo prindi. Gjithashtu në fletore ka faqe të veçanta me fjalë apo fjali që mund të shërbejnë si kontroll i njohurive për fëmijën pas disa mësimeve apo shkronjave të mësuara. I gjithë materiali është ndërtuar mbi bazën e modelimit dhe vijëzimit të përcaktuar në Abetaren Mbarëkombëtare për mësimin e Gjuhës Shqipe.

Fletorja me 44 faqe ka çmim kopertine 150 lekë

Facebook
Twitter
LinkedIn