Është roman ngjarjet e të cilit janë marr nga jeta në një komunitet të një qyteti të vogël në qendër të Shqipërisë. Një i huaji (Italian) i ardhur në vitin 1990 bie në dashuri me një vajzë por ndeshet me mentalitete dhe vështirësi. Vajza, gjithashtu, është jo pak e ndikuar nga mentaliteti i kohës por lufton për emancipimin e sajë.

Në roman ndeshen dy kohët, e kaluara komuniste dhe e reja që pritet të vijë ndërsa është e vështirë. Është një luftë e brezave, një përballje qytetërimesh, një përleshje kulturash e besëtytnish fetare në vitet kur shqiptarët vinin në vitet 1990 si ateistë. Shumë syresh ishin gati të përkrahnin çfarëdo besimi fetar mjafton që të sillte përfitimet e rastit në kushtet kur varfëria ishte ulur këmbëkryq.

Libri ka 200 faqe dhe çmim kopertine 500 lekë.

Facebook
Twitter
LinkedIn