Ky roman për fëmijë tregon për tre ortak që hapin një biznes. Njëri prej tyre njihej që më parë me tre hetuesit e vegjël.

Por a mund të ket probleme mes ortakëve? Njëri prej tyre kryen vjedhjen e parave të grumbulluara nga biznesi. Askush nuk e besonte një gjë të till. Hetuesit e vegjël, nisin punën për vërtetimin e enigmës dhe zbulimin e vjedhësit.

Në bashkpunim me policinë e qytetit, tre hetuesit e vegjël arrijnë të zbulojnë dhe të kapin vjedhësin, i cili ishte një nga ortakët në atë biznes.

Autori e ndërthur ngjarjen në qytetin, Grinvill, atje ku zhvillohet ngjarja e treguar në librin “Misteri i Hotelit të Magjepsur” (Libri i parë në serine “Hetuesit e Vegjël). Rreth kërshërisë së fëmijëve për kafshët e hershme dhe trillit për të vën në provë zgjuarsinë e tyre, autori ngre gjithë librin, i cili është mjaft tërheqës, argëtues dhe edukativ për moshën e tyre.

Në fund të librit ka një material të shkurtër pedagogjik për të ndihmouar në bashkbisedim por edhe  për tu thelluar në atë që lexohet.

Libri ka 100 faqe dhe kushton 300 leke.

Facebook
Twitter
LinkedIn