Numrat

Është fletore pune matematike për fëmijët e kopshtit dhe nxënësit e klasës së parë. Autor është Zylyftar Plaku.

Fletorja në formatin A4 është përgatitur për të aftësuar fëmijët që të njohin numrat dhe të shkruajnë ata. Njëkohësisht në fletore ka njohuri për figurat gjeometrike dhe simetrinë. Është bërë kujdes që në njohjen e numrave dhe sidomos shkrimin e tyre ushtrimi të bëhet nga më e thjeshta tek më e ndërlikuara duke u ruajtur sidomos lodhjes dhe mërzisë së fëmijëve për gjatë ushtrimit. Në fletore i është kushtuar rëndësi edhe momentit të shkrimit të numrave nga përmasa të mëdha (dy kolonëshe) në përmasa të vogla (brenda një kolone) si edhe veprimet në bashkësi, koncepteve “E madhe”, “E vogël” etj.

Fletorja është e perforuar (e lehtë për tu grisur) për tu ndarë fleta me qëllim që të ruhet në dosjen personale të nxënësit pas një detyre kontrolli. ka cmim 100 lekë

Comments are closed.