Është një minialbum me figura të insekteve (Kandrrat). Për secilin insekt ka përveç figurës edhe përshkrime për të, të dhëna shkencore. Autor është Zylyftar Plaku. Qëllimi është që fëmija të njoh insektin, të mësoj emrin saktë të tij dhe të shqiptoj të plot, pa të meta siç ndodh në disa raste. Për këtë arsye emri është i ndarë në rrokje. Është një material i duhur për prindërit ose për mësuesit që u kërkojnë fëmijëve të ilustrojnë mësime apo materiale të tjerë. E rëndësishme është se ka një çmim kopertine 200 lekë e përballueshme për një pensionist që ti bëjë dhuratë nipit apo mbesës.

Facebook
Twitter
LinkedIn