“Ti duhet të mësosh, të punosh dhe të luftosh për të arritur diku. Asgjë që ti e fiton lehtë, që nuk të përket dhe nuk e meriton me punë e dinjitet nuk mund ta gëzosh”.

Ky është mesazhi që autorja, me anë të këtij libri,  përcjell tek fëmijët.

Ndërsa ngjarjet janë vendosur në një qytet jashtëtokësor dhe personazhet janë njerëz të vërtet, zana dhe alienë, tematika është tokësore, ajo që ndodh midis nesh: Aftësimi për tu përshtatur në një konkurrencë dhe luftë për të mbijetuar midis qenieve dhe grupimeve të ndryshme njerëzish, që herë herë janë të pashpirt, intrigues, karrierist, ndërsa të tjerët miqësor dhe përkrahës të së mirës dhe përparimit.

Në vorbullën e ngjarjeve intriguese dhe tërheqëse lexuesi do të besoj arsyen pse ky libër është nga më të lexuarit dhe më të suksesshmit për fëmijë.

Facebook
Twitter
LinkedIn