Hapsira sa vjen e zgjerohet, dashuria lulëzon nga njё poezi nё tjetrёn, ai vjen vetё duke kërkuar e gjetur gjёra tё reja, tё tjera tё bukura, si ajo qё ka mё shumё rёndёsi Tahiri nuk di as tё qaj e tё rёnkojё pёr mundimet e përpjekjet titanike nё kërkim tё lumturisё, siç ndodh rëndom nё poezitë e tё ikurve nga atdheu, as tё mallkojё e shajё, por ruan gjer nё fund butёsinё e shpirtit tё tij.

Dhe mua, si mё i afërti i poezisё sё tij, mё ngazëllen fakti qё gurra e mendimit dhe e poezisё rrjedh, qё jehona e ujrave tё Shkumbinit dhe Byshekut tё dashur ndihet gjer nё Udinen e largët, duke u përcjell tё gjithёve, kёtu dhe atje melodinë e dashur miqësore dhe tё ёmbёl tё shpirtit tё atij poeti.

Kjo ka rёndёsi mbi gjithçka dhe e kthen librin nё njё mik tё dashur pёr kёdo.

(Vlersimi i mësipërm është nga shkrimtari Musa Vyshka).

Libri ka 110 poezi në 200 faqe me çmim 500 lekë.

Facebook
Twitter
LinkedIn