Është roman për fëmijë dhe ngjarja zhvillohet në shtëpinë e gjyshit të Dinkut, njërit prej tre personazheve kryesor të romanit. Shoku i gjyshit, i cili banonte në Francë, kishte blerë një pikturë të çmuar dhe ja kishte lënë në ruajtje të moshuarit, për pak kohë.

Kur shkojnë fëmijët tek gjyshi, dikush e vjedh pikturën. Por enigma e vjedhjes nuk ishte  e lehtë që të zbulohej për faktin se gjyshi jetonte në një kat të lart të pallatit dhe nuk mund të ngjitej lehtë vjedhësi, pa mjete. Dhe nuk kishte asnjë gjurmë.

Si kishte ndodhur vjedhja dhe si u zbulua vjedhësi nga tre hetuesit e vegjël, të cilët janë personazhet kryesor të ngjarjes në këtë libër?!

Romani është i ndarë në 10 kapituj me skena të ndryshme, por tepër tërheqëse.

Libri botohet për herë të parë dhe vjen në shqip i shoqëruar me një aparat pedagogjik, për tu ardhur në ndihmë prindërve apo mësuesve që të bashkëbisedojnë me lexuesit e vegjël.

Libri me 100 faqe kushton 300 lekë

Facebook
Twitter
LinkedIn