Misteri i kalit të Zi

Libri tregon për aventurat e fëmijëve në një garë me kuaj.

Ngjarja ka në qendër tre personazhet kryesor, të cilët janë edhe hetuesit e vegjël, që Autori i aktivizon në të gjithë librat e serisë së tij “Hetuesit e Vegjël”.

Fëmijët, natyrisht, tepër të gëzuar, shkojnë dy ditë para në vendin e garave por … kalin dikush e kishte vjedhur. Ata kërkojnë dhe e gjejnë por…

Megjithëse pritej që gara të fitohej, pikërisht nga kali që simpatizonin fëmijët, kjo nuk ndodhi dhe jo për faji të kafshës apo të kalorësit.

Po për faji të kujt dhe si e zbulojnë të vërtetën tre hetuesit e vegjël?!

Rreth kësaj fabule zhvillohen ngjarjet.

Libri ka në vetvete sa aventura tërheqëse aq edhe pjesë edukative si për qëndrimin ndaj kafshëve, por edhe për veprimet e njerëzve të rritur.

Në fund të librit ka një material pedagogjik, për ti ardhur në ndihmë si lexuesit, por sidomos prindit apo mësuesit, i cili e përdor për bashkëbisedim me ta.

Libri ka 100 faqe dhe cmim kopertine 300 lekë

Comments are closed.