Ёshtë roman për fëmijë. Tregon për ditët e pushimeve të tre fëmijëve që janë edhe personazhet kryesor; Dinku, Roza dhe Joshi. Ata shkojnë për të pushuar në fshat dhe përshkrimi është me vlerë për të mësuar rreth tij e aventurave atje.

Njëri nga personazhet gjen një gurë të çmuar, me vlerë shumë të madhe, por për shansin e tij të keq dikush ja vjedh.

Libri tregon se si rrjedh ngjarja dhe se, më në fund, tre hetuesit e vegjël e zbulojnë vjedhësin.

Ngjarjet rrjedhin natyrshëm por me ngarkesa emocionale dhe aventura tërheqëse për moshën.

Ndërthurja e tregimit të rrjedhshëm, sipas stilit amerikan të të shkruarit, me skenat e aventurave, sjellin tek lexuesi edukim dhe argëtim njëkohësisht.

Fëmijët do të ndeshen me mistere dhe të papritura, të cilat gjejnë zgjidhje duke shuar dalëngadalë kërshërinë e moshës.

Libri ka 100 faqe dhe cmim kopertine 300 lekë

Facebook
Twitter
LinkedIn