Libri tregon për zbulimin e një kontrabandisti të shpendëve të rralla.

Por në qendër të ngjarjes, është bindja që kanë të rriturit për ekzistencën e një fantazme në kështjellën ku jeton shkrimtarja e librave për fëmijë.

Hetuesit e vegjël, nisin punën për vërtetimin e enigmës: A ekzistojnë vërtet fantazma?! Po të rriturit pse besojnë se ekzistojnë?! Klithmat e llahtarëshme e përforcojnë bindjen e tyre.

Autori e ndërthur ngjarjen në një kështjellë buzë detit. Atje, një kontrabandist, ka vendin ku fsheh shpendët e rrallë.

Hetuesit e vegjël e zbulojnë të vërtetën. Shpendët shpëtojnë nga kontrabandisti, të cilin e arreston policia, ndërsa banorët çlirohen nga ankthi për fantazmën. Skenat me dialog e mistere, si dhe përshkrimi mjeshtëror, që nxit fantazinë e fëmijëve, e bënë librin tepër tërheqës dhe edukativ. Fëmijët do të ndeshen me mistere dhe të papritura.

Libri ka 96 faqe dhe ka cmim kopertine 300 lekë

Facebook
Twitter
LinkedIn