Ky roman i shkrimtarit tё shquar amerikan Ron Roy vjen pёr herё tё parё nё shqip nё serinё e kolanёs “Hetuesit e Vegjёl”.

Ngjarja plot avetura pёr fёmijё përshkruhet me mjeshtëri artistike nga autori, edukon inteligjencën dhe shkathtёsinё e moshatarëve tё personazheve tё vegjël, Dinkut, Rozёs dhe Joshit, qё tashme janë tё njohur pёr shumё lexues shqiptarë nga disa libra tё tjerё, tё lexuar mё parё.

Hetuesit e vegjël shkojnë nё njё pallat mbretëror, tё ftuar nga miku i tyre, djali i mbretit. Atje ndodh njё ngjarje e pazakontё; vidhet thesari i mbretit, nga njё grup hajdutësh qё kishin punuar shumё duke hapur njё tunel nёntoksor dhe nënujor.

Aventura e fёmijёve zhvillohet bazuar nё imagjinatën e moshës dhe e veshur me ngjarje, qё nё tёrёsi janë tё besueshme dhe tёrheqёse pёr fёmijё.

Libri ka 100 faqe me 10 kapituj, shoqëruar me material pedagogjik pёr bashkëbisedim prindër- fёmijё apo mësues-nxёnёs. Ka çmim kopertine 300 lekё.

Facebook
Twitter
LinkedIn