Hetuesit e Vegjël është një kolanë me libra që ka për autor shkrimtarin amerikan për fëmijë Ron Roi. Seria përfshinë 18 libra në shpinë të të cilëve, për sejcilin është vendosur numri përkatës. Gjithësesi për lexuesin nuk ka rëndësi që të ndjek radhën sipas numrave për të lexuar sepse sejcili libër ka ngjarjen e tij por tre personazhet kryesor i kanë të njëjtë; Dinkun, Rozën dhe Joshin. Fëmijët janë të zgjuar dhe veprimtaria e tyre është shumë e dobishme dhe edukative. Kjo I bënë librat të vlefshëm edhe për tu diskutuar në grup, në klasë etj. Edhe për këtë arsye librat janë përgatitur me një pyetsor në fund të sejcilit roman.

Në kolanën “Hetuesit e Vegjël” përfshihen:

  1. Misteri i hotelit të magjesur
  2. Misteri i mumjes së vjedhur
  3. Misteri i fantazmës në kështjellë
  4. Misteri i thesarit të mbytur
  5. Misteri i smeraldit të xhaguarit
  6. Misteri i thesarit në ishull
  7. Misteri i shkrimtarit të rrëmbyer
  8. Misteri i pullës së vjedhur
  9. Misteri i gurit të çmuar
  10. Misteri i kalit të zi
  11. Misteri në rërën thithëse
  12. Misteri i dinozaurit në qytet
  13. Misteri i vjedhjes së skeletit
  14. Misteri i pikturës së vjedhur
  15. Misteri i bankës së vjedhur
  16. Misteri i ujkut të bardhë
  17. Misteri i shtrigës në varreza
  18. Misteri për vampirin në qytet

 

Facebook
Twitter
LinkedIn